Rama publikoi foto me bosin e Pfizer/ Aktorja: Turp! Ja ku u takuan...

Rama publikoi foto me bosin e Pfizer/ Aktorja: Turp! Ja ku u takuan...

09:14, 10/12/2020
A+ Aa A-

Një ditë me përë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se ka takuar bosin e Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork. Rama tha se ambicia e qeverisë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!

Por, Inida Gjata e njohur ndryshe me emrin e artit Zhaku, ka publikuar një foto në mediat sociale, ku zbulon se fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama me bosin e Pfizer është shkrepur në një galeri arti, shkruan faxweb.al.

Zhaku shkruan se është turp për një kryeministër se i cili ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodian Rashës, të bëjë propagandë dhe të krijojë përshtypje se po punon për vaksinën.

“Kjo foto është shkrepur në një galeri arti, gjatë një ekspozite. Eshtë turp për një kryeminister që ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, të bëjë propagande e të krijojë përshtypjen se po punon per vaksinën, kur në fakt po punon vetëm për interesin e tij të ngushtë përsonal. Cilët zhvillojnë takime pune në galerira arti, gjatë një ekspozite? Vetem mafiozët. Pra meqë as Rama as Bourla nuk janë mafiozë, në galeri gjatë ekspozitës thjesht kanë shkrepur një foto për të përhapur Endri me shokë “fake news”!”– shkruan Zhaku.

Ja postimi i Edi Ramës në faqen tij në facebook

Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t'ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar13/12/2020 20:28

Këtë njeri e ka zën sindroma e pushtetit. Për hir të qëndrimit në pushtet ai është i gatshëm të bëjë gjithshka. Ka mbi 5 muaj që bota është njoftuar për mundësinë e përdorimit të vaksinave në fund të këtij viti e të gjitha qeveritë e përgjegjëshme kanë marë masat me kohë që të sigurojnë një sasi vaksinash për punonjësit e shëndetësisë, të sigurisë së rendit, të moshuarve me sëmundje shoqëruese , të mësuesve e të shtëpive të pensionistëve. Përse nuk lëvizi Rama, ashtu si edhe për sigurimin e testeve që të bëheshin kontrata edhe për vaksinat ? Përse nuk bëri asnjë investim të rëndësishëm për infrastruktirën publike për 8 vite në pushtet, e tani propogandon se do të rrisë rrogat në janar, do të ndërtojë porte, aeroporte e autostrada në 3D në mandatin e tretë. Gjithshka në funksion të votave për të qëndruar në pushtet. Tre muajt e fundit para zgjedhjeve do të bëjë mrekullirat për rindërtimin nga tërmeti., do të shtojë rrogat e mjekëve e infermierëve , e do të nisë ato projekte me tam-tamet e propogandave të inagurimeve të fillimit të tyre.apo do të mbyllë me "sukses" pasojat e pandemisë ?

Krist12/12/2020 19:26

Intereant qe nuk shohim,asnje koment,per kete deklarate shume kuptimplote.

Shto koment

Denonco