Gazetari i drejtohet Bolinos: Pafytyrësia ka vetëm emrin tënd

Gazetari i drejtohet Bolinos: Pafytyrësia ka vetëm emrin tënd

17:58, 08/12/2020
A+ Aa A-

Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç, u qëllua këtë mëngjes për vdekje nga Policia e Shtetit, në Ditën e Rinisë.

Ende pa u tharë dhimbja për humbjen e një të riu nga arma e zjarrit të policisë, që në fakt duhet ta mbronte, mediat pranë qeverisë rendën të nxirrnin konkluzionet e hetimit, duke fajësuar të riun se i kishte drejtuar armën policisë.

Gjë që në fakt rezultoi edhe nga hetimi paraprak i SHÇBA, se nuk është e vërtetë, pasi 25 vjeçari nuk ka pasur armë dhe polici që e vrau, shtiu mbi të duke tejkaluar kushtet e vetëmbrojtjes. Një ndër to media është ‘Shqiptarja.com’ e njohur si një nga mbrojtëses më të zellshme të zullumeve të qeverisë Rama, por edhe përfitueset direkte nga lidhjet me pushtetin. Shkrimin mbi ngjarjen, media e Carlo Bolinos e titullon ‘Shkeli orën policore dhe i drejtoi armën, polici qëllon për vdekje në kokë dhe shpatull të riun në Tiranë….’

Duke fajësuar të riun, që në fakt edhe më pas rezultoi se nuk kishte armë. Lidhur mbi këtë titull dhe përmbajtjen ‘fake neës’ të lajmit, ka reaguar edhe gazetari Dritan Laci i cili shkruan:

‘Pafytyrësia ka vetëm një emër, Kar-lo Bol-ino. Njeriu që për çdo interes të tij është gati të bëhet qilim i kuq për pushtetin e gangsterëve dhe të prodhojë tituj të tillë, si ky këtu, ku Klodian Rasha i paska drejtuar armën policisë. Ndërkohë që ngjarja është në hetim dhe nuk është gjetur asnjë armë në duart e Klodianit, tashmë të ndjerë.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu10/12/2020 06:12

Kur je bythq...

Shto koment

Denonco