Ndiqni VIDEON: Dy kryeministra shqiptarë përballë koronavirusit!

Ndiqni VIDEON: Dy kryeministra shqiptarë përballë koronavirusit!

11:52, 13/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po shfaqet çdo ditë e më i çakërdisur për sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë dhe veçanërisht, kolapsit në sistemin shëndetësor dhe spitalet Covid.

Pavarësisht nga mijëra dëshmi të qytetarëve që tregojnë realitetin e dëshpëruar, Rama, vazhdon me propagandën e mohimit të gjendjes dhe prodhimit të filmave, me spitale ku kushtet janë “më të mira” edhe se në Gjermani.

Tre pjesë ka xhiruar dhe shfaqur deri më tani ERTV, të këtij filmi propagandistik. Në asnjërin prej tyre nuk ka ndonjë problem apo vështirësi, që hasin personeli dhe pacientët. Të gjithë duken të lumtur në spitalet Covid të Ramës, kurse ata që vrasin veten duke u hedhur nga dritaret dhe ballkonet e tyre, nuk flasin dot më.

Ky serial propagandistik shoqërohet gjithashtu, me shënime të shkurtra të kryeministrit ku në çdo 3 fjalë, 2 janë mallkime dhe fyerje me fjalë rrugaçësh për opozitën dhe mediat, që po tregojnë realitetin. 

Nga ana tjetër kemi edhe një kryeministër shqiptar në Kosovë që këtë të enjte vizitoi Klinikën Infektive, të kthyer tashmë në spital Covid në Prishtinë. Abdullah Hoti menjëherë pas daljes nga spitali, ju tregoi gazetarëve për gjendjen e vështirë aty. E quajti situatë lufte!

Mori përsipër përgjegjësitë e qeverisë që drejton, për të marrë masat më ekstreme për të përmirësuar edhe më shumë shërbimin ndaj të sëmurëve dhe rritur furnizimin me barna. Kjo është mënyra dhe gjuha e një kryeministri shqiptar në Kosovë, ndaj situatës së rëndur të koronavirusit.

Kurse këtu kemi homologun e tij që vetëm mohon realitetin, mburret, mashtron me filma që tejkalojnë edhe propagandën e Enver Hoxhës, kurse nga ana tjetër mallkon dhe fajëson ata që japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti. 

Vetëm mohime dhe përgënjeshtrime. Asnjë plan dhe asnjë fjalë për situatën reale. Aq i dëshpëruar është sa që bëhet edhe qesharak deri në idiotësi.

“Të çakërdisur, lehaqenë, agresiv, vulgar, duan që të vdesin sa më shumë, nuk i duhen as dreqit…”- Ky është fjalori dhe e vetmja strategji që ka Edi Rama, për të tejkaluar me sa më pak vdekje dhe të sëmurë këtë situatë të rëndë. 

Pra mjafton që të dëgjosh vetëm kryeministrin “modest” Abdullah Hoti për të njëjtën situatë dhe ta krahasosh me strategjinë dhe gjuhën e Edi Ramës këtu, për të kuptuar se në duart e kujt kemi mbetur në këto kohë të rrezikshme për çdo jetë shqiptari!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco