Kallëzimi i 2-të ndaj Veliajt/ PD nuk ndalet: Është pjesë e fushatës së qëllimshme deniguese të PS

Kallëzimi i 2-të ndaj Veliajt/ PD nuk ndalet: Është pjesë e fushatës së qëllimshme deniguese të PS

12:34, 07/10/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tolerojë më asnjë nga akuzat që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po artikulon shpesh kundër kreut të opozitës.

Në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, Erion Veliaj, është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se shkak janë bërë disa akuza të reja të kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj ka thënë se ‘disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri’.

Pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës- siç thuhet në padi- janë edhe akuzat e Veliajt se ‘PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë.

Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

‘Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS’- thuhet në kallëzimin e ri penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/10/2020 15:48

LALI PLEHU ESHTE FIGURA ME E DHJERE, ME E QELBUR DHE ME E NDYRE SE EDVIN RAMA!!! I PERDORURI ESHTE ME I POSHTER, ME MASKARA DHE ME I QELBUR SE VETE QELBESIRA QE E PERDOR!!! KY PLEH I KA TE GJITHA NDYRESITE E BOTES!! KY ESHTE SHUME ME I RREZIKSHEM SE SA PRONARI I TIJ, SATRAPI I SURRELIT!!! 2013-2021 PERIUDHA ME E QELBUR, ME E NDYRE DHE ME KRIMINALJA NE TE GJITHE HISTORINE E EKZISTENCES SE KOMBIT SHQIPTAR NDER SHEKUJ!!!! I GJITHE SHTETI, NE TE GJITHA NIVELET E HIERARKISE SE ADMINISTRATES QENDRORE DHE LOKALE, I MBUSHUR ME HAJDUTE, TRAFIKANTE, DROGAXHINJ, KRIMINELE, INJORANTE, IMORALE, BANDITE, MASKARENJ, ANALFABETE DHE NDYRESIRA!!! KJO GJEME KOMBETARE NUK ESHTE PARE NDONJEHERE! KETE GJEME HISTORIKE E KEMI DHURATE NGA 'RILINDJA E QELBESIRAVE" DHE NGA VETE KRYEQELBESIRA I KOMBIT, EDVIN KRISTAQ RAMA!!! KEMI 8 VITE VETEM TATEPJETE E HIDHUR NE CDO DREJTIM, VETEM AGONI DHE SHKATERRIM I GJITHCKAJE TE NDERTUAR ME AQ SAKRIFICA, ME DJERSE DHE ME GJAK!!! KUDE QELBESIRELLEK, MASKARELLEK DHE AROME PLEHRASH! JO VETEM KAQ, POR KRYEQELBESIRA, PA PIKEN E TURPIT, KERKON TE NA SHKATERROJE EDHE PER 4 VITE TE TJERA!!!! MALLKUAR QOFSHIN DHE IU THAFSHIN TE DYJA DUART ATYRE QE DO T'IA JAPIN VOTEN KETIJ SATRAPI TE PACIPE!!!

LalFiku07/10/2020 14:34

E ndoqa me durim e kuriozitet këtë mashtruesin ordiner që pretendon se u bë i pasur duke shitur fiq, e se dasmat e tij super të kushtueshme i bëri me pensionin e mamasë në emisionin, n thirrur solo (i vetëm), pa ballafaqim me gazetatarë të tjerë e me përfaqësues të opozitës, në emisionin e Eni Vasilit "Open". Them me kuriozitet pasi me këtë gënjeshtar të pacipë, jam neveritur disa herë , kur ndonëse ndodhet jashtë Shqipërisë në hotelet më të shtrenjta të metropoleve europiane, mashtron publikun sikur ndodhet në Tiranë duke mbjellur pemë, apo duke mbajtur në krahë fëmijë familjesh të varfëra . Gjatë gjithë kohës së intervistës, ndonëse znj. Vasili e pyeste për rezultatet e qeverisjes socialiste, ky lapangjoz nuk rreshti së përfoluri liderin e opozitës Basha, e duke u mburur për mrekullitë që paska bërë në bashkinë e Tiranës.. Edhe kur i përgjigjej kritikave të qytetarëve në rrjetet sociale, kaq shumë ishte i "përqëndruar" për të gënjyer, saqë pyetjes se përse e keni bërë Tiranën kaotike bë trafikun e lëvizjes së makunave, duke dashur të shitet si mbrojtës i shumicës, hodho gafën se unë nuk mund të mbroj 17% të atyre që ecin me makina, po përparësi ju jap 90% të tjerëve , këmbësorëve e atyre me biçikleta. E para e punës kjo është një gënjeshtër e trashë se edhe nëqoftëse në Tiranë qenkan të pajisur me makina private 17% e popullsisë, që nuk është e vërtetë , me ate makinë mund të udhëtojnë sëpaku 5 antarë të familjes, dhe tjetra, si na dilka ky hesapi 17%+90% me 100% ? Ka kaq kohë që si ky palaço, ashtu edhe shefi i tij, kujtojnë se po bëjnë humor për "Lulin" se paskej bërë lapsusin që 7 herë 7 , bëjnë 42. Ndërkaq ky mashtrues në gati dy orë që foli, një orë e gjysmë i pati gënjeshtra.

Shto koment

Denonco