'Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit'/ Tufa nxjerr pseudonimin e Ruçit, Kryetari i Kuvendit nuk reagon

'Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit'/ Tufa nxjerr pseudonimin e Ruçit, Kryetari i Kuvendit nuk reagon

17:21, 24/09/2020
A+ Aa A-

Një lajm traonditës për demokracinë dhe institucionet kryesore të shtetit është publikuar nga shkrimtari Agron Tufa, ku Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, numri dy i shtetit ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “cigarja”.

Lajmi është publikuar nga studiuesi Urim Gjata në blogun e tij.

“Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt.

Që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës, kur ka qenë arsimtar në Tepelenë. Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH më 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH-së të Tepelenës. Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sgurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish-bashkëpunëtor i tyre”,- shkruan Urim Gjata.

Në linkun e mëposhtëm shkrimi i Agron Tufës.

https://urimgjata.wordpress.com/2020/09/24/bashkpuntori-cigarja-sot-personalitet-i-larte-ne-politiken-shqiptare/?fbclid=IwAR0NVolnbQRRqsldT7envSvu6dG98npjVIiw7JHOQfyzrgXkjU9StcJeklc

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hekuran 27/09/2020 21:25

Është njëri nga sigurimcat. Të tillë sot ka gjithandej në administratën e emruar nga ripjellja

dulla cabenaj nga tepelena25/09/2020 13:58

Veteme pseudonimi eshte "trondites". C'do gje tjeter eshte normale per komunistet.

cak25/09/2020 09:42

Është paradoksale që ish ministri i fundit i mbrendshëm i Ramiz Alisë, të jetë sot kryetar i parlamentit shqiptar. Nuk ështe e keqja vetëm tek ky fakt, por në përceptimin e shqiptarëve ështe se Ramizi e caktoi këtë enverist të thekur në pragun e përmbysjes së diktaturës komuniste, për të përpunuar re selektuar dosjet e sigurimit . Që ai është i vetmi ish ministër i asaj kohe që jo vetëm nbijetoi në politikë , por edhe ka këtë funksion të lartë shtetëror, mendoj se vjen nga fakti që ai ka në dorë dokumenta e dosje autentike të ish sigurimit, me të cilat shantazhon politikanët e sotëm e është kjo arsyeja që ndaj tij në tërësi politikanët e vjetër , nuk janë agresivë.

Duni25/09/2020 09:00

Mozi kur ishte minister i brendshem fuste nipat te vidhnin kamionat qe vinin nga Kakavija. Kamionat vidheshin ne Tepelene dhe policia shkonte 5-6 ore pasi vidheshin kamionat. Kte e din dhe bufi. Sot kreu i grupit te gatshem (strukture paramilitare e PS) eshte nipi i Mozit

Shqiptari24/09/2020 22:14

KETE THUAJANI AMBASADORES SE SHBA DHE AMBASADORIT SORECA! KETE THUAJANI KE, KiE DHE OSBE/ODIHR, KETE THUAJANI DASH DHE NATO! JA KJO ESHTE SHQIPERIA!! KA 75 VJET QE E DREJTON DHE E QEVERIS SIGURIMI I SHTETIT KOMUNISTO-DIKTATORIAL!

Mondi24/09/2020 19:15

Pse lajm trondites ? Kjo dihej, madje e dinte edhe bufi. Ne 1991 ky PLEH qe minister i puneve te brendshme, Kush te ka dhene nje post aq te rendesishem pa qene me pare anetar i sigurimit te shtetit. Anetare te sigurimit te shtetit kane qene edhe shume persona qe sot shtihen si demokrate te flakte. Ne 1990 nuk erdhi demokracia por u zevendesuan komunistet e vjeter me komuniste te rinj.

Deni24/09/2020 18:17

Aq shume te keqija ka bere ai klysh komunisti sa viktimat e tij akima ja kane friken. Ndryshe do e kishin hequr qafe me kohe.

Shto koment

Denonco