SKANDALI/ Pse po i turren edhe mediat e qeverisë Ardi Veliut?

SKANDALI/ Pse po i turren edhe mediat e qeverisë Ardi Veliut?

11:04, 30/05/2020
A+ Aa A-

Edhe mediat që i bëjnë fresk Edi Ramës dhe qeverisë çdo ditë, kanë nisur të sulmojnë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Me shënime dhe editoriale, ata po synojnë të kanalizojnë zemërimin e qytetarëve ndaj Veliut dhe keqkëshillimit që i është bërë atij.

Në këtë mënyrë, përgatitet terreni për ta bërë Ardi Veliun një ‘kokë turku’ për një skandal.

Por a mjafton kaq? Çdo studiues do e kuptonte mirë se kjo valë zemërimi ndaj Ardi Veliut nuk i drejtohet vetëm atij. Ky mllef i madh i qytetarëve i drejtohet Edi Ramës. Tani e tutje, çdo ditë, për çdo gjë, të madhe apo të vogël, do fajësohet Edi Rama.

Tani çdo gjë në vend do amplifikohet vetëm për shkak të Ramës dhe keqqeverisjes së tij. Është e kotë që të pretendosh se kjo situatë zgjidhet me ‘koka turku’. Ajo do marrë fund vetëm kur Edi Rama të largohet nga pushteti dhe bashkë me të do shembet e gjithë kjo piramidë e frikshme krimi, paaftësie dhe skandalesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco