Meta me mesazh të fortë/ Pas atentatorit Vasil Laçi dekoron edhe aktorin që ekranizoi heroin që qëlloi mbi Perandorin

Meta me mesazh të fortë/ Pas atentatorit Vasil Laçi dekoron edhe aktorin që ekranizoi heroin që qëlloi mbi Perandorin

19:09, 27/05/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot dy dekorime që në pamje të parë duken të jenë një burokraci institucionale që ia jep edhe posti, por që në thelb kanë një kohezion kohor që mbart brenda edhe një mesazh politik që duket se lidhet edhe me shembjen e Teatrit dhe atë që ai gjithmonë e më shumë e ka cilësuar si instalim të diktaturës në Shqipëri, duke iu referuar regjimit të Ramës.  
Vetëm disa orë pasi nderoi me dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar, ‘Heroin e Popullit’, Vasil Laçin I cili 79 vite më parë qëlloi në Tiranë Perandorin Viktor Emanuel, Presidenti Meta ka nderuar edhe aktorin Kastriot Çaushi, që ekranizoi ‘Heroin e Popullit’ në filmin ‘Plumba Perandorit’. 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco