Shqipëria drejt diktaturës/ Rama për raportin e FH: Ne vendi më i mirë në Ballkan

Shqipëria drejt diktaturës/ Rama për raportin e FH: Ne vendi më i mirë në Ballkan

14:38, 06/05/2020
A+ Aa A-

Raporti i Freedom House për Shqipërinë është më i keqi i viteve të fundit.

Por jo për Edi Ramën.

Ky i fundit ka komentuar mesditën e sotme raportin, duke thënë se Shqipëria është vendi me indeksin më të mirë të lirive në Ballkan.

Se ku e shikon Rama renditjen më të mirë, atë e di vetëm ai.

Por përveç propagandës së përditeshme Rama tani ka nisur që gjërat e zeza ti shikojë si të bardha.

Qëndrimi i plotë i Edi Ramës:

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S'KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një "merr e jep" shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç'i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e "Freedom House" për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t'i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/05/2020 15:05

ATY KU I KE MARRE KETO SHIFRA TI, FLITET PER RAPORTIN FH TE VITIT 1973. NE ATE VIT SHQIPERIA E ENVER HOXHES E VETEQUANTE VETEN VENDIN ME DEMOKRATIK NE BOTE!!! CFARE PO THUA O IDIOT? KRAHASOHET SHTYPI NE SHQIPERI ME SHTYPIN NE KOSOVE DHE NE MAQEDONINE E VERIUT???? A KANE KRYEMINISTRAT E SERISE, KOSOVES, MALIT TE ZI, MAQEDONISE DHE BOSNJE-HERCEGOVINES KANALE TELEVIZIVE PERSONALE SI ERTV????!!!

G06/05/2020 14:57

Nuk durojm diktatur,joooooo

Shqiptari06/05/2020 14:57

"ARMIQTE E BRENDSHEM DHE TE JASHTEM" TE NA MARRIN TE KEQEN! ATA VERBOHEN DHE TMERROHEN NGA ARRITJET TONA!!! ATA NE KANE HALE NE SY, NDERSA NE I KEMI NE GRYKEN E TOPIT!!!! PERPARA PER FITORJE TE REJA!!! Thoshte dikur perpara popullit dhe ne ne cdo Kongres te PPSH, diktatori ENVER HOXHA. SOT NUK KA ME PS. JO NUK KA PS, POR ESHTE NE PUSHTET SEKTI SOROSIAN RILINDJA. ATA NUK PO PUNOJNE PER TE SHTYPUR VETEM MEDIAN E LIRE E TE PAKAPUR, POR PER TE SHTYPUR LIRINE, DEMOKRACINE DHE PER TE RINGRITUR DIKTATUREN ENVERISTE ME MBESHTETJE NGA BOTA DEMOKRATIKE! U DHJEFSHA REFORMEN NE DREJTESI DHE DREJTESINE E RE TE BEKUAR NGA KARAVELLA E OMN!!!! DIKUSH DUHET TE JAPE LLOGARI PER MILIONA EURO TE TAKSAPAGUESVE TE BE TE IKURA KOT!!! KUR TALLIN BYTHEN EDHE RILINDASIT ME BE!!!!! MORTJA QE NUK I HA TE GJITHE BE DHE OSBE, EURALIUS DHE USAID!!! PO KUSH PO E PJERDH ME KUSHTETUTEN NE SHQIPERI!!!! ME PAK FJALE FREEDOM HOUSE E KA THENE TROC: DREJTESIA DHE DEMOKRACIA NE SHQIPERIA KA IKUR PER LESH!!! SHQIPERIA, 4 VJET PAS MENDER REFORMES PER DREJTESINE E RE, ESHTE FARE PAK ME MIRE SE SA NJE DIKTATURE E KONSOLIDUAR!!!! KU PUSHTETI NUK PJERDH FARE AS PER LIGJE, AS PER RREGULLORE, AS PER MANDATE DHE AS PER KUSHTETUTEN!!! PRESIDENTI THOTE: PO MBROJ KUSHTETUTEN, JAM ROJA I KUSHTETUTES!!! POR NUK PO E MARRIM VESH SE SI PO E MBRON DHE CFARE PO MBRON!!!! AI PO FIRMOS DHE DEKRETON CDO LIGJ, AKT APO NENE QE I DO TRAPI KRYEMINISTRIT ME DHE PA ARSYE LIGJORE!!! PRESIDENTI MBAN NE DORE HERE PAS HERE UNLET NE GJUNJE DHE PUTH PUBLIKISHT PERPARA KAMERAVE NJE BLLOK TE KUQ ME STEMEN E SHQIPERISE,TE CILEN E QUAN KUSHTETUTE!!! KUR SATRAPI I SURRELIT IA DHJET ATE BLLOK AI I SHKRUAN PLEQVE TE KRUJES NE VENECIA!!! ATA PERGJIGJEN: BENI SI JU DO TRAPI, NUK MERREMI ME JU! SHQIPERI HESAPI!!!!!

Shto koment

Denonco