‘Koronavirusi në Shqipëri, si po e injoron qeveria rrezikun nga shpërthimi i epidemisë’

‘Koronavirusi në Shqipëri, si po e injoron qeveria rrezikun nga shpërthimi i epidemisë’

18:59, 07/02/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në facebook ka denoncuar mungesën e marrjes së masave në lidhje me epideminë e koronavirusit në Shqipëri nga autoritetet.

Berisha shkruan më tej se: ‘Duke filluar nga narkokryekreu te gjeneral Hashashi dhe ndrikull fatkeqësia, po tallen me cinizëm me rrezikun e saj njëlloj siç bënë me termetin. Ky është një krim dhe faqe e zezë’

‘Te dashur miq, ndjek çdo dite ecurine e kesaj semundje realisht me vdekshmeri te larte. Ajo eshte bere nje shqetesim boteror dhe vendet e botes po marrin masa per tu perballur me te.

Kurse Shqiperia narkosautoritetet e saj, duke filluar nga narkokryekreu te gjeneral Hashashi dhe ndrikull fatkeqesia, po tallen me cinizem me rrezikun e saj njelloj siç bene me termetin. Ky eshte nje krim dhe faqe e zeze.

1- Keshtu, jo nje por disa burime konfirmojne se shtetas shqiptar qe vijne nga Kina dhe kineze kalojne nga aeroporti i Rinasit pa asnje kontroll te veçante nderkohe qe dihet qe periudha e inkubacionit te semundjes eshte 14 dite dhe gjate kesaj periudhe mbartesi i virusit ndonese nuk ka shenja te semundjes mund te infektoje cilindo qe te takoje

2- Dje ne media doli ndrikull Fatkeqesia per te mashtruar qytetaret me gjasme masat qe kane marre per tu perballur me semundjen.

Ajo solli si deshmi nje dhome ne spitalin infektiv te pajisur me respirator etj etj

Mirepo futja e nje te semuri me koronavirus ne nje spital do te thote te rrezikosh jeten e te gjithe te semurve dhe personelit te atij spitali.

SHBA dhe vende te tjera po perdorin per karantine baza ushtarake te izoluara nga popullata ose ndertime dhe objekte te tjera dhe jo qindra mijra spitalet e tyre komunitare apo private.

Ne kete aspekt eshte urgjente gjetja e nje vendi/ objekti te izoluar per karantinen e te gjithe atyre qe vijne nga Kina por edhe krijimi i nje spitali me te gjitha pajisjet per shtrimin dhe mjekimin e pacienteve me koronavirus.

3- Ne Shqiperi per shkak te papergjegjesise kriminale te narkokreut, ndrikull fatkeqesise etj etj maskat antikoronavirus mungojne dhe tani me perhapjen e semundjes ato jane difiçitare ne shume vende te botes. Thuhet se maska antivirale ndrikull fatkeqesia ka importuar rreth 400 cope, te cilat u jane shperndare narkoqeveritareve, familjareve te tyre, narkodeputeteve dhe narkozyrtareve te tjere. Shtoj ketu se maskat e zakonshme kirurgjikale nuk mbrojne nga koronovirusi. E konsideroj urgjente importimin sa me pare te sasive te nevojshne te maskave per te gjitha moshat dhe shperndarjen e tyre para se gjithash ne grupet me rrezik me te larte.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem te narkoautoriteteve ndaj ketij rreziku serioz per shendetin e qytetareve dhe u beje thirrje ketyre te fundit te mos bien ne panik ne rast se me kete semundje shfaqen edhe ne vendin tone! Sb’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco