Haradinaj demaskon Baton Haxhiun: Ke qenë për ndarjen e Kosovës

Haradinaj demaskon Baton Haxhiun: Ke qenë për ndarjen e Kosovës

23:10, 23/01/2020
A+ Aa A-

Debate të forta në Open në Top Channel po zhvillohen pas deklaratave të Baton Haxhiut që Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Nuk di të ketë diçka të shkruar apo një qëndrim konkret që Edi Rama të jetë pro ndarjes. Shikoni tani ligjërimin që janë bërë një. Keni një qëndrim Ramush Haradinaj, Sali Berisha dhe Ilir Meta- tha Haxhiu.

Aty ndërhyri gazetari Babaramo i cili tha se vetëm 3 veta janë pro ndarjes.

‘Po vetëm ju 3 jeni po Baton. Je ti, Rama dhe Thaçi pro ndarjes- tha Babaramo.

‘Po unë nuk mund të rri këtu dhe të dëgjoj këtë djalin. Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj çështje. Ka takuar disa persona duke u thënë se kjo është ide e mirë. Si mundet me ardh ndarja e Kosovës në Parlament- tha Haradinaj.

‘Ma thoni një person ndërkombëtar që unë kam takuar dhe i kam thënë që ndarja e Kosovës është ide e mirë. Ti e di që e kam sjellë Ramën tek shtëpia jote. Kjo ide e ndarjes është një paaftësi  e qeverisë për të plotësuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe gjen fajin tek gazetari- vijoi Baton Haxhiu.

Kjo vetëm gazetari nuk është. Nuk ka gazetari kur merr përdore një kryeministër edhe e çon tek stëpia e kryeministrit tjetër- tha Babaramo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai25/01/2020 18:11

Këtë Batonin, "mikun" e Edi Ramës e neverit pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës, e bile mund të thuhet pa e tepruar se është personi më i diskretituar në Kosovë, po si është e mundur që një gazetar tjetër si Batoni, gazetari i Top Channel, Dudushi, nuk i ndahet sëbashku me Batonin e Bollinon ekranit të këtij televizioni për ti bërë avokaturën Edi Ramës ? Më habit edhe qëndrimi i Eni Vasilit, drejtuese e emisionit Open, që ndonëse është ofenduar publikisht në emisionin e saj nga Rama, i pret fjalën cilitdo të ftuari në emision që kritikon Ramën. Një çudi e madhe është edhe qëndrimi i "drejtorit të informacionit" të këtij televizioni, Ben Blushit. Nuk ka besoj shqiptar që të mos ketë parë në ekranet televizive se deri ku ka shkuar sherri i tij me Ramën. Kur pritej që me shkuarjen e Blushit në këtë televizion, emisionet e tij do të kishin qëndrim kritik për Ramën, ndodhi e kundërta. Blushit vetë i është haruar fytyra e zëri, e dëgjojmë vetëm Bollinën e Dudushin, që i hidhen në fyt cilitdo që kritikon Ramën

Shqiptar 100%25/01/2020 12:53

Tropojani) me komentin qe ke bërë nuk jam i sigurte je nga Tropoja apo jo por po te jesh nga tropoja duhet ta dish mire se kush eshte Ramushi dhe cfare ka bërë për Kosovën prandaj mos fol pa lidhje por e mira është te besh nje koment per tradhetarët e shqiptarëve qe i ke në krye te shtetit shqiptarë.

tropojani25/01/2020 08:57

Mesa pashe une, ishte Batoni qe demaskoi Rramushin. Madje ky i fundit demaskoi veten me mire akoma. Shume koketrashe, dallkauk 24 karatesh, analfabet. Gjynah, Kosova ka shume intelektuale, ku e gjeten kete gdhe

Krist24/01/2020 00:10

Baton Haxhia,e ka deklaruar hapur procesin e ,.ndarjes se Kosoves,ne emisionin Opinion.Bile eshte afruar harrtes qe Blendi kish fiksuar ne monitor dhe me shkop ne dore,ka shpjeguar zonat qe do kembeheshin,Ka insistuar,qe ky kembim do te ndodhe,doni apo nuk doni ju-ka thene Batoni.Bile sa me shpej te ndodhe,aq me shpejt do njihet Kosova si shtet.Nuk e kuptoj,pse nuk e publikoni,kete emision te Opinionit,qe tja mbyllni gojen ketij genjeshtari.Tani deklaroka se me thoni me cilin nderkombetar e kam biseduar kembimin.Pse kush eshte Batoni,qe te bisedoje keta probleme me nderkombetare.Ai eshste thjesht nje pseudogazetar,se ne fakt ai ka detyra te tjera me te rendesishme,per te.

Shto koment

Denonco