Gjiknuri: Reforma zgjedhore me ndihmën e ndërkombëtarëve

Gjiknuri: Reforma zgjedhore me ndihmën e ndërkombëtarëve

14:20, 14/01/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën  e sotme të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ëstë shprehur pas takimit, se ka një marrëveshje mes palëve politike.

Sipas tij, do të kërkohet ndihma e ekspertëve të ODIHR-it.

‘Kemi një marrëveshje mes palëve politike, që opozita e bashkuar të përfshihet në diskutimet për reformën zgjedhore. Ne do të përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ekspertëve të ODIHR, që do i ftojmë të vijnë në Tiranë.

Ne kemi thënë që jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën. Takimet do të jenë çështje të reformës zgjedhore. Çështja e sistemit zgjedhor nuk është një rekomandim ndërkombëtar dhe askush nuk mund të japë mendim për të.

Komisioni i reformës zgjedhore vazhdon të funksionojë. Opozita ka një vend aty, por që për arsye politike nuk e ka shfrytëzuar.

Ky është një vullnet i mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.

Mazhoranca është e gatshme të dëgjojë propozimet e opozitës’, tha Damian Gjiknuri për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer14/01/2020 17:26

Quhet OSBE-ODIHR. Dhe Vini eshte kryetar I rradhes

Shto koment

Denonco