Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

'Poshtërim! Edi Ramën e rrëzuan si kryesues të radhës të OSBE'

'Poshtërim! Edi Ramën e rrëzuan si kryesues të radhës të OSBE'

11:18, 14/01/2020
A+ Aa A-

"Një poshtërim më i madh se sa me rastin e Maqedonisë së Veriut! Largimi i Ministrit të Jashtëm shqiptar nga kryesimi i OSBE, poshtërimi ekstrem i Kallam Diplomatit."

Nga Sali Berisha

Për herë të parë në ekzistencën e OSBE-së, një vend detyrohet të emëroje de facto një Ministër të Jashtëm të veçantë si kryesues radhe, pasi ministri kushtetues i vendit refuzohet, nuk pranohet nga vendet anëtare, për shkak të mos kalimit të vetingut ndërkombëtar nga ana e tij.

Edvin Mafinë e rrëzuan si kryesues të radhës të OSBE-së, një dhuratë kjo 100% e qeverisë së mëparshme sipas një vendimi unanim të kësaj organizate të vitit 2006, për shkak të lidhjeve të tij me krimin, drogën, vjedhjet etj. etj.

Ky vendim është akti më poshtërues që është marrë ndonjëherë ndaj ndonjë Ministri të Jashtëm në historinë e OSBE-së. Sigurisht që kjo është një damkë e madhe edhe për Shqipërinë, delen e zezë të Europës. Në të vërtetë ky është një poshtërim edhe më i madh se sa ndëshkimi i MV për të mos e lënë vetëm Shqipërinë pa hapjen e negociatave.

Duke përfunduar, shtoj se duhen falenderuar vendet anëtare për zgjidhjen e pashembullt që i dhanë problemit, duke i menderosur kredencialet e Ministrit të Jashtëm Edvin Kristaq Hajdutit dhe goditur atë fatalisht para 57 vendeve anëtare të OSBE-së dhe emërimin de facto të një Ministri ad hoc të Jashtëm nga Shqipëria për të kryesuar OSBE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco