Rama shkel ligjin/ Detyron të burgosurat të dalin live në ERTV, e ndaluar në rregulloren e burgjeve

Rama shkel ligjin/ Detyron të burgosurat të dalin live në ERTV, e ndaluar në rregulloren e burgjeve

16:04, 28/12/2019
A+ Aa A-

Ligji është i barabartë për të gjithë. Kush e shkel atë, penalizohet, por kjo nuk vlen për kryeministrin….

Këtë të shtunë, Rama bashkë me  kamerat e kanalit të tij ERTV, hynë brenda burgut të grave në kryqytet, dhe transmetoi live një takim ku ju foli të dënuarave për amnistinë.

Transmetimi live, është rreptësisht i ndaluar në Rregulloren e Burgjeve, e cila në nenin 49, pika 4, thotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve lëshon autorizim për futjen e mediave në regjimin e brendshëm të IEVP-së. Ndalohet realizimi i filmimeve në mjediset e banimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe transmetimi i emisioneve tëdrejtperdrejta nga mjediset e IEVP-së.

Kjo shkelje u bë në sy të ministres së Drejtësisë, dhe drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që janë përgjegjës për zbatimin e kësaj rregulloreje. Jo vetëm kaq, por regjia kryeministrore kërkonte rrëfime nga të dënuarat, rrëfime për të cilat, ato nuk ishin gati.

E meqë kamerën e përballuan vetëm dy të dënuara, Rama ju bëri një ofertë të dytë të tjerave.

Jeta në burg nuk është vetëm dënim, por edhe krijimtari. Madje vepra cilësore që mund të mallëngjejnë kryeministrin piktor.

Në janar pritet që parlamenti të miratojë amnistinë dhe të fillojnë lirimet. Gratë janë përfitueset kryesore, por nuk përjashtohen dhe meshkujt e dënuar për vepra të lehta ose që janë në fund të dënimit./abcneës.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak28/12/2019 22:03

Rama e ka fiksuar në mendje , se të gjitha gratë janë admirueset e tij. Nuk është e rastit që e ka mbushur qeverinë kryesisht me gra deri edhe ministrinë e mbrojtjes. Edhe në fushatat elektrale besoj e mbajnë mëmd të gjithë se ai ju bënte thirrje grave që për hir të tij, të "tradhltojnë" burrat e tyre që janë simpatizantë të opozitës. Edhe në takimet aktoriale që bënte me të dëmtuarit nga tërmeti, i urdhëronte burrat që të mos flasin ata por të dëgjojmë vetëm gratë. A thua vërtetë Rama është një politikan xhentil me femrat ? Më duket se është e kundërta. Ai në përceptimin e atyre që e njohin nga afër., ka qenë gjithmon arrogant me femrat, e ai i ofendon ato, duke pretenduar se femrat preferojnë kryesisht burrat e dhunshëm.

Shqiptari28/12/2019 21:04

Po pse po ia fusni pordhes kot, ku ka ligj qe e ndalon liderin suprem/gjeneral/leitnant/kolonel/sekretarin e pare te pazevendesueshem te sektit te rindjes? Ai mund te beje cfare i do bytha ne kete vend me kete popull te mbaruar facebooks, i ka kapur te gjithe prej koqesh, edhe Presidentin Meta, por ai nuk i ndjen koqet akoma se eshte ftohte. Ku pjerdh Rama per ligje dhe rregullore leshi!

Ali28/12/2019 16:51

E ka lejuar Fehmi kameleoni

Shto koment

Denonco