'Jetët e njerëzve nuk janë PPP'/ Spahia: Vaksina antigrip nuk është shpërndarë në të gjithë vendin

'Jetët e njerëzve nuk janë PPP'/ Spahia: Vaksina antigrip nuk është shpërndarë në të gjithë vendin

19:45, 19/11/2019
A+ Aa A-

“Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit”.

Kështu do të shprehej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu gjatë një vizite në një prej qendrave shëndetësore në Tiranë.

Por sot, edhe pse data shënon 19 nëntor, vaksina antigrip ende nuk është shpërndarë në gjithë vendin.

Denoncimin e bën Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se, propaganda për vaksinim falas nuk vonoi, por edhe në Tiranë mezi gjendet.

"Uroj që ky denoncim që më ka ardhur, të jetë vetëm një urdhër i pamenduar, e ministria e shëndetësisë të ndërgjegjësohet se bëhet fjalë për jetë njerëzish, e ato nuk llogariten as si propagandë e as si PPP", shkruan Spahia.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

VAKSINAT DHE PROPAGANDA

Duhej të shpërndahej në tetor, por 10 ditë nga fundi i nëntorit dhe vaksina antigrip ende nuk është shpërndarë në gjithë vendin. Propaganda për vaksinim falas nuk vonoi, por në Tiranë, mezi mund ta gjesh, kurse në rrethe ka një administrim sporadik: diku gjendet e diku asfare. Aty ku gjendet, sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për nevojat e atyre që e përfitojnë falas.

Nuk e kuptoj se cila është ajo punë më e rëndësishme, që mund të cojë në lënien pasdore të furnizimit në kohë me vaksina, në prag të sezonit të gripit!!!!
Tirana që është metropoli me afro 1 milionë banorë, po përballet me këtë neglizhencë me mospajisjen e qendrave shëndetësore e farmacive me vaksinën antigrip. Dhe më e rënda: nuk ka vaksina për fëmijë, e qendrat shëndetësore janë udhëzuar që të vegjëlve t’u bëhet një dozë nga vaksina e të rriturve.

Uroj që ky denoncim që më ka ardhur, të jetë vetëm një urdhër i pamenduar, e ministria e shëndetësisë të ndërgjegjësohet se bëhet fjalë për jetë njerëzish, e ato nuk llogariten as si propagandë e as si PPP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco