Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

 VIDEO/ Kur Edi Rama sulmonte policin Nuhu dhe mbronte Rrajan

VIDEO/ Kur Edi Rama sulmonte policin Nuhu dhe mbronte Rrajan

17:27, 05/11/2019
A+ Aa A-

Sot Redjan Rraja u arrestua si atentator i dyshuar i prokurorit Arjan Ndoja.

Por kur ai përmendej dhe akuzohej më parë nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar, Edi Rama e linçonte këtë të fundit publikisht, duke mbrojtur Rrajan.

Redjan Rraja del edhe në kallëzimin që ka bërë ish-oficerit i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës Emiliano Nuhu për çështjen e Xhisiela Malokut.

Në këtë denoncim Nuhu tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Por, ndërsa polici tregonte këto probleme që haste në kuestin e tij për të provuar abuzimet e Rexhep Rrahjes, djalit të deputetit të PS, mbi Xhisiela Malokun, Rama e quante ‘horr’ dhe se nuk do t’i ndahej këmba këmbës.

Shikoni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/11/2019 17:47

Ky eshte krye-horri i Shqiperise, i cili kriminelet, banditet dhe horrat e vertete i ben deputete, ministra, kryetare bashkish, drejtore hipotekash, drejtore policie dhe i fut ne administraten publike dhe institucionet shteterore, ndersa policet heronj dhe prokuroret qe ne emer te shtetin luftojne krimin dhe horrat e pushtetit i quan paturpesisht horra! Ky krye-horr e ktheu Shqiperine ne nje shtet horrash ku horri nderohet dhe gardianet e shtetit ndeshkohen, shahen, ofendohen dhe marrin arratine per te mbrojtur veten dhe familjet e tyre nga ky krye-horr!

Shto koment

Denonco