Filloi të më qahej me letra/ Gazetari i 'Bild' nxjerr blof  Ramën, asnjë denoncim për përgjimet e votave

Filloi të më qahej me letra/ Gazetari i 'Bild' nxjerr blof Ramën, asnjë denoncim për përgjimet e votave

23:29, 22/10/2019
A+ Aa A-

Gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Peter Tiede në një komunikim për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës ‘Bild’, e cila disa kohë më parë publikoi përgjimet e shitblerjes së votave dhe që kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, per t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për vërtetësinë e akuzave.

Megjithatë sipas Tiede, një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykate ndaj tij apo ‘BILD.

“Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, një letër me dengla në të cilën thuhej se kryeministri nuk ka qenë kurrë në lidhje me krimin apo mafian, që votat nuk janë blerë.

Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë… Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur. Nuk ka asgjë ndaj meje dhe as ‘Bild’-it në gjykatë apo ndokund tjetër.”

Ka qenë kjo përgjigja e gazetarit gjerman pas interesimit të FaxNeës përmes gazetares Edona Haklaj mbi rastin e procedimit apo jo nga ana e kryeministrit për sa i përket publikimeve të gazetës gjermane ‘BILD’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 23/10/2019 11:49

O labi cfare pergjimesh don akoma vetem me nxjerr Ramen duke u qir ne bythe se ska ngel gje tjeter i dolen te gjitha me zë e figurë dhe ky spo e rruan fare shpifje thote. Ti thuaj Lulit ca Karin pret akoma.

Xufe23/10/2019 11:29

Rama nuk e çon dot ne prokurori gazetarin e Bild sepse Gjermania nuk ka kryeprokurore Arta Markun vegël e Ramës,prandaj mos ke frikë Piter dhe publiko pergjime tjera siç premtove nqs nuk je blerë nga Rama.

Xufe23/10/2019 11:28

Xufe23/10/2019 11:27

LABI 23/10/2019 06:18

Nje pyete kishe a do vazhdoi me pergjimet e tjera apo u ble Herr Tiede

Shto koment

Denonco