‘Marrëveshja PS-PD për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet’/ Basha: Ja ç’bëjnë hyzmeqarët mediatikë

‘Marrëveshja PS-PD për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet’/ Basha: Ja ç’bëjnë hyzmeqarët mediatikë

22:48, 12/09/2019
A+ Aa A-

Hyzmeqarët mediatikë të Edi Ramës me gënjeshtra dhe sajesa po tentojnë të heqiun vëmendjen e njjerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen prej qindra miliona eurosh.

Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i liderit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas kreut të PD, fushata e sponsorizuar mediatike e Rilindjes mbi "një marrëveshje të mundshme" mes tij dhe Ramës, është thjesht një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet e kësaj qeverie.

"Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lojrat politike13/09/2019 10:11

Pashë të fragmentizuar në Opinionin e Fevziut ku ishte thirrur Berisha në një intervistë debat me gazetarë , e ku si lejtmotiv i këtij emisioni, ishte pikërisht përhapja e lajmit se midis PS e PD mund të negociohet duke kaluar bile në një koalicion qeverisës. Berisha e kundërshtoi në mënyrë kategorike një ide të tillë, por që nga Fevziu e deri tek Vangjeli, i ftuari i tij permanent, quanin si rugëdalje të vetme për zgjidhjen e kësaj krize realizimin e kësaj lëvizje provokative propogandistike, që ka për qëllim dobësimin e opozitës në opinionin publik. Ideja e negociatave të opozitës me Ramën kryeministër, u parapri edhe me deklaratat e Metës para komisionit parlamentar të hetimit, që ka marë përsipër shkarkimin e tij si president. Këtë ide po mbështesin edhe ish liderë të PD si Mustafaj apo z.Bylykbashi. Mbetet të shohim në zhvillimet e mëtejme se a është kjo ide thjeshtë një intrigë propogandistike e Ramës, apo është ndoshta edhe ndonjë rekomandim i një pjese të politikës ndërkombëtare. Sidoqoftë, edhe thjeshtë e propoganduar si një mundësi e zgjidhjes së krizës, nëse do të realizohej vërtetë, ky do të ishte fundi i opozitës shqiptare dhe humbja e të gjithë mbështetjes së shqiptarëve që e mbështetën opozitën në protestat e saj të fuqishme..

t13/09/2019 01:56

Ata po vjedhin me ligj me dordolecet e parlamentit,kush do ti ndaloje?

Gramoz12/09/2019 23:16

Disinformimi i mediave me byth te shitur, dhe perpelitjet e fundit te Edver Taqi Mutacakut dhe ridhjerjes siçiliste! Fundi i tmerrshem i hajduterise edveriste, po vjen me shpejtesi marramendese, mjere qelbesirat qe qelben vendin me krim dhe droge ku ne p.dh te somes do futen!

Shto koment

Denonco