Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Meta: E dini si mund të përfundojë?! Rama të nxjerr kartelë shëndetësore e të thotë 'Ç'faj kisha unë që më besuat?!'

Meta: E dini si mund të përfundojë?! Rama të nxjerr kartelë shëndetësore e të thotë 'Ç'faj kisha unë që më besuat?!'

12:41, 02/07/2019
A+ Aa A-

Nga fjala e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, para mediave sot

Z. President, nëse Kryeministri nuk e pranon propozimin tuaj, si do të zgjidhet kjo krizë?

Meta: Do të thellohet më tej po s’u thellua tani! Si të dojë ai! Krizën e ka ai dhe ata që e nxisin atë në këtë rrugë dhe të instalimit faktikisht të një junte, që të asgjesojë çdo parim të shtetit të së drejtës, të asgjesojë çdo institucion, që kërkon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga europiane dhe nga çelja e negociatave dhe t’ia vërë fajin pastaj e ka ky e ka ai.

Vetëm ky s’ka faj! Të gjithë kanë faj! Vetëm ky s’ka faj!

Në fund fare e dini si mund të përfundojë kjo histori?! Që të nxjerrë një kartelë shëndetësore dhe të thojë: Po ç’faj kisha unë?! Që më besuar gjithë këto gjëra?! Fajin e kishte Fatos Nano që më mori nga Franca, e kishte Ilir Meta që më bëri kryetar bashkie, fajin e kishte populli shqiptar që më votoi. Unë s’kisha faj, unë i papërgjegjëshëm isha!

Unë nuk dua që kjo histori të vejë atje, sepse nuk ëhstë mirë për të, nuk ëhstë mirë as për popullin shqiptar që shikon këto shfaqje të shëmtuara.

Të vijë këtu kur të dojë. Të vijë dhe në takim me prindër. Të marrë edhe atë që ka me vete, që s’e lënë të japë zgjdihje për Shqipërinë. Nuk kanë hallin e precedentit, nuk kanë hallin e eksperimentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz02/07/2019 14:23

Te pakten po reflektoni Z.President, se ishit ju te gjith nga pak qe kontribuat te na sillnit ne krye te vendit nje defiçent, nje te çekuilibruar dhe nje psikopat si Edver Taqi Xibraka!

Shto koment

Denonco