Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Zgjedhjet në BE/ Basha u bë thirrje shqiptarëve të votojnë të djathtën

Zgjedhjet në BE/ Basha u bë thirrje shqiptarëve të votojnë të djathtën

12:38, 24/05/2019
A+ Aa A-

Sot kanë nisur zgjedhjet në BE.

Qytetarët e Bashkimit Europian do të zgjedhin drejtuesit e rinj.

Me këtë rast, kreu i PD-së Lulzim Basha në një lidhje direkte nga selia e PD-së u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet e ndryshme të BE-së që të dalin në votime e të hedhin votën e tyre për Partitë Popullore Europiane.

Basha në emër të PD-së u ka bërë thirrje që shqiptarët të votojnë partitë simotra në Europë.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Të dashur miq ju përshëndes nga selia qendrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë. Ky mesazh iu drejtohet të gjithë bashkëqytetarëve, të gjithë bashkatdhetarëve tanë dhe të gjithë shqiptarëve, të gjithë bashkëkombësve tanë, kudo ku ndodhen në shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.

Vëllezër dhe motra, të dashur bashkëatdhetarë, të dashur bashkëkombas, në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat europiane të zgjedhjeve të lira të ndershme, të lirë dhe të demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një stadnard dhe të barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe të dinjitetit për të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat europiane për të cilat lufton Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

Por këto ditë një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, zgjedhjet për Parlamentin Europian janë një  betejë për vlerat europiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë e të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian së toku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kërkesa ime ndaj jush vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, është që të ndani pak minuta nga koha juaj, ti drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona simotra, të votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane  kudo ku ndodheni, në vendet fqinje, në Itali dhe në Greqi, në Gjermaninë mike dhe aleate, në vendet e tjera mike dhe aleate të Shqipërisë, kudo në Bashkimin Euorpian, në vendet skandinave, dhe kudo tjetër, të zgjidhni partitë simotra të partisë Popullore Euorpiane, të partisë më të vendosur për vlerat europiane, të lirisë dhe demokracisë, të partisë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të lirisë, demokracisë, dhe prosperitetit më të pashembullt në këto 70 vite. Votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja

Për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezidentë në vendet anëtare të BE-së, do të keni votuar për një parti të vizionit europian, të një Europe të plotë, në paqe dhe prosperitet dhe të integruar me të gjitha vendet e saj përfshirë edhe Shqipërinë tonë të dashur, përfshirë edhe Kosovën, përfshirë Maqedoninë, edhe Malin e Zi edhe Serbinë ku jetojnë bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshëvës.

Ndaj ju bëj një thirrje nga zemra.

Ndani disa minuta të çmuara nga koha juaj për diçka shumë më të çmuar.

Një Parlament Europian, ku Partia Popullore Europiane, forca e vërtetë e progresit europian, e vlerave dhe idealeve europiane, të jetë dhe të mbetet përsëri, forca kryesore përsëri forca kryesore vendimmarrëse, me anë të së cilës do të arrijë që në të gjitha vendet e në veçanti këtu në Shqipëri, të çojë përpara standardet europiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt Europës, drejt integrimit europian.

Në emër të PD, në emrin tim personal, ju ftoj të votoni partitë simotra, të Partisë Popullore Europaine dhe kandidatin tonë për Kryetar të Komisionit Europian z.Manvred Veber.

E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë deçizive për një Parlament Europian dhe më pas institucione europiane që do ta çojnë përpara vendosmërinë dhe axhendën e përfshirjes së të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë në BE.

Kjo është një betejë e përbashkët.

Është beteja për Europën e vlerave, është beteja për Shqipërinë e vlerave europiane.

Ndani kohë nga koha juaj, votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.

Të dashur bashkëqytetarë kudo ku jeni, nga Athina në Selanik, nga Roma në Milano, në Gjermani dhe në të gjitha vendet e tjera europiane, thirrja ime e përzemërt është; Drejtojuni kutive të votimit, merrni pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, votoni Partinë simotër të PPE në cilindo vend ku jetoni.

Këtu do të keni kontribuar për një Europë të fortë, për një Europë të vlerav, kështu do të keni kontribuuar për një Shqipëri të vlerave europiane që është beteja duke bashkuar sot të gjithë shqiptarët, betejë që do të fitohet në emër të Shqipërisë, në emër të demokracisë, në emër të të ardhmes tonë europiane.

Ju përshëndes nga zemra, ju falënderoj për dëgjimin e këtij mesazhi dhe ju uroj ju dhe familjeve tuaja, gjithë të mirat, mbarësi dhe shëndet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lola24/05/2019 13:09

Naturlijk dat wij de rekse partijen stemen. Sigurisht qe do votoj partite e djathta europiane.

Shto koment

Denonco