Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

 Ardi Stefa-Ramës: Mos na çaj shume tr*pin duke na hedhur fajin

Ardi Stefa-Ramës: Mos na çaj shume tr*pin duke na hedhur fajin

16:51, 01/05/2019
A+ Aa A-

Prej 20 vitesh i larguar nga Shqipëria dhe punonte në Greqi.

Emigranti Ardi Stefa, i cili prej vitesh ka punuar edhe si gazetar në Athinë dhe tani jeton e punon në Vlorë i ka bërë një letër të hapur Edi Ramës.

Stefa ish-kryetar i Libra-s në Vlorë i ka rreshtuar Ramës të gjitha dështimet e tij.

Letra e plotë e Ardi Stefa:

Uat dhë fak!...

I dashur Naltgjatësi!

I dashur Lider Global!

I dashur Skënderbe i Spiropalit!

I dashur ekokuent i batutave, sharjeve dhe "ironive"!

I dashur komedian i "One Man Show", king i "Stand Up Comedy" lart e poshtë Shqipërisë.

O yll i modës që vesh xhaketë kostumi me brekushe e atlete.

Që magjepse Parisin e Vorpsit...

Që akoma edhe pas 6 vjetësh në krye fajin ta kanë të tjerët!

I dashur lider që na mbive në TV!

Që popullin e ndave në "Ne" dhe "Ata", megjithëse duhet të ishe kryeministër i të gjithëve!

Që veç për fasadën mendon, aspak për thelbin!

Që specialistë ka, por s'ka punë!

Që gënjeshtrën dhe mashtrimin i ngrite në institucion.

Që mendon se populli i deleve meriton të qeveriset nga ujqërit.

Që me paratë e krimit i more të gjitha : timonin, rrotën, tepsinë, kazanin dhe legenët.

Që arrogancën dhe fyerjen i ke armën kundër të dobëtve, se ndaj të fortëve zbythesh.

Që po i hamë kaq kohë asaj dhe të tjerëve të tu atë që nuk thuhet...

Që fajin gjithmonë ta kanë të tjerët, ti asnjëherë...

Sa të tjera të rreshtoj?...

Por...

Një premtim e mbajte: "Ndërtove Shqipërinë që ti dhe të ngjashmit e tu donit"!

Na çove vite e vite larg Europës!

Mos bëj sikur trishtohesh.

Jashtë BE ti dhe soji yt mbijetoni e mbretëroni!

Mbillni drogë dhe mbroni grosistët.

Mbroni krimin, oligarkët dhe koncesionet.

Prishni gjithçka për të ndërtuar kulla që të pastroni paratë.

Ndërtoni 100 metra rrugë dhe shpenzoni(?) 6 milionë euro...

Qeveris aq mirë e u jep aq shumë shpresë shqiptarëve, sa 84% duan të ikin një orë e më parë, ndërsa zëmë vendin e dytë në Europë me 55%, pas grekëve për popullin më të zhgënjyer e të stresuar.

Blini vota dhe me kokëfortësi po e çoni vendin në një 1997 të dytë!

Për largimin nga BE trishtohemi ne, populli.

Trishtohem unë, që kam punuar 20 vite jashtë Shqipërisë,  dhe vetëm brenda BE do më njiheshin ato vite pune për pensionin.

Trishtohen pacientët për sistemin shëndetësor skandaloz.

Nxënësit e studentët për arsimin mjeran dhe premtimet e pambajtura.

Të rinjtë që nuk gjejnë punë...

Trishtohemi për cilësinë më të ulët të ushqimeve, tregtimin e çmimet e pakontrolluara të tyre.

Që s'kemi asnjë plazh publik në qindra kilometra vijë bregdetare.

Pensionistët për pensionet që nuk i rrite kurrë!

Trishtohen mjekët që po lënë Shqipërinë.

Trishtohen...

Mësuesit që fyhen e denigrohen nga ata që kanë më pak shkollë se ata, ose nga të pashkollët fare.

Që paguhen shumë pak, se ti dhe militarët e t'u i përbuzni.

I detyroni të ndjekin cirkun tënd me karrige në krahë nëpër sheshet e qyteteve e të qeshin me "shakatë e kripura të Duçes"!

Trishtohet populli për krimin që e futët në parlament e tani së fundi dhe kllounët.

Por edhe varfëria ka dinjitet, megjithëse ka shumë trishtim në sy

Jo ti. As shokët e tu.

Ndaj mos na çaj shumë trapin duke na e hedhur neve fajin!

Me ty dhe sojin tënd në krye ne do hyjmë në BE kur veza të qethet dhe pastaj të rruhet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni01/05/2019 19:49

Kruetari i psse vetem kryeminister nuk e din sec do te thot,e din vetem me dijet qe i lane te paret e tij kruetar shteti qe vetem shtet nuk diti te bej per shqiptaret,.

Alfons Malo01/05/2019 19:34

Po ky eshte njeri pa cip qe nuk fryhet me asgje eshte kafshe qe nuk ka din e iman Po nuk i thirri mendjes ky popull dhe i beson ketij njeriu dhe sojes se tyre qe edhe me brek te grisura qe u be gazi i botes per çeshtje morale ,pasardhesit e tij "fitojne" ne Diber.Kjo kuptohet se sa poshte ka rene dinijeti i njerezve qe per 5 leke nga fukaralleku shesin besen e malsorit.tjetri nxjerr "gruan" shtatezene dhe behet gazi i botes qe nuk e ka dhe populli i"voton" per 5 leke ne kavaje. Nuk e di se kur do te vetndergjegjesohet ky popullu se sa po vjen e po behet me keq e me keq Kur do te kujtohemi ne do te jete shume vone

Shqiptari01/05/2019 19:05

I vetmi qe trishtohet nga hapja e negociatave dhe hyrja e Shqiperise ne BE eshte Edvin Mortja. Ai do me cdo kusht djegien e shanceve sepse do qe te jete nje sulltan ne nje Shqiperi erdoganiste, putiniste, kimjoungiste dhe enveriste. Prandaj ngrihu o popull, i djathte dhe i majte ta rrezojme qelbesiren, ta rrezojme Ducen e Shqiperise sa nuk eshte vone!

Askushi01/05/2019 17:22

Te lumte pena dhe zemra per cfare ke shkruar . Por nuk mbarojn gangesterlleqet e ketij kryegangesteri. Ky e mbushi parlamenten me gangester e gomer, me hajdut e ordiner, me fosha, toca, e boca ... bashkit me brekgrisur e bandit.. minstrit me hajdut te babezitur... etj etj Te lumte vella, eshte koha per reagim, per bashkim, o sot o kurr.. popull zgjohu?

Shto koment

Denonco