'Po bëhet për emra të përveçëm....', ja pse Meta ngel në klasë Reformën në Drejtësi

'Po bëhet për emra të përveçëm....', ja pse Meta ngel në klasë Reformën në Drejtësi

21:43, 16/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta është treguar shumë i ashpër me Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar atë si të orientuar drejt emrave të përveçëm, dhe jo drejt standardeve demokratike.

Meta i ka bërë komentet nga studio e emisionit “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

“Zbatimi i reformës në drejtësi u orientua drejt emrave të përveçëm dhe jo drejt standardeve demokratike. Unë të vërtetës i them të vërtetë. Unë nuk jam President ambasadash. Ndonjëherë ambasadorët më shumë krijojnë kaos se sa thonë të vërtetën. KE duhet të sjellë ekspertë nga Brukseli për të parë se si është zbatuar reforma në drejtësi. Këtë ja kam thënë edhe Danielsson. Shoqëria civile për mua ka bërë një reagim, sikundër ishte rasti i fundit i Komisionit të Helsinkit dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, reagim që duhet marrë seriozisht. Presidenti ka bërë çdo gjë për parandalimin e një krize të tillë. Përpjekja ka qenë e qartë, jo vetëm për të parandaluar këtë krizë dhe për të nxitur një dialog midis shumicës dhe opozitës por edhe për të dhënë mesazhe shumë herë më të forta për çështjen e integrimit evropian.”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco