Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dhjetra ish-deputetë të opozitës sfidojnë policinë, çfarë po ndodh në këto momente

Dhjetra ish-deputetë të opozitës sfidojnë policinë, çfarë po ndodh në këto momente

18:20, 20/03/2019
A+ Aa A-

Të pranishëm në këto momente në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re, janë edhe shumë ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI-së. Në fjalën e tij ish-deputeti I LSI-së, Endrit Brahimllari tha se qytetarët i janë bashkuar sonte protestës, pasi ata e kuptojnë që kanë të bëjnë me një kauzë të drejtë.

“Sot e shikoni që jeni shumë më shumë, sepse qytetarët e Tiranës i janë afruar kauzës së tyre sepse ata besojnë se është një kauzë e drejtë që ka të bëjë më pronën që është gjëja më e shtrenjtë që ka një individ. Sot ka një paradoks. Sandër Lleshaj urdhëron të dhunojë banorët, ndërkohë që ata ata që u kapën me presh në dorë, Edi Rama, Gjiknuri, Qendro, janë të lirë dhe nuk kanë asnjë presion, kurse Edi Rama fut në burg banorët që janë të varfër. Ndaj kauza juaj është e drejtë ndaj jeni të shumtë të numër. Kjo tregon që banorët e Unazës janë në të drejtën e tyre, Ne nuk mund të qëndrojmë më në një parlament të kriminalizuar.”, tha Brahimllari  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco