'Gazi helmues kundër protestuesve, helmi kimik i ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në Kosovë!'

'Gazi helmues kundër protestuesve, helmi kimik i ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në Kosovë!'

09:29, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një fakt të rëndë lidhur me gazin që u përdor dje nga Policia kundër protestuesve të mbledhur përpara parlamentit në Tiranë. Sipas Berishës, gazi i ashtuquajtur lotsjellës nga Policia shqiptare, është importuar nga Serbia dhe është helm kimik i ushtrisë së saj.  

“Beogradi furnizon me helme kimike Zografin Bis! – konstaton Berisha në mesazhin e tij sot, duke aluduar për kryeministrin Rama. - Gazi helmues që u përdor dje në Tiranë është përdorur vetëm kundër shqiptarëve në Kosovë dhe Preshevë", - nënvizon  ai duke ia përcjellë ndjekëve të tij të shumtë në Fb, mesazhin e një oficeri të Kosovës.

Përshëndetje Doktor.

Jam oficer i Ushtrisë së Kosovës. Jam skandalizuar nga ajo që ndodhi dje në Tiranë. Gazi helmues që u përdor dje në Tiranë është i kohës së Millosheviçit dhe është në përdorim si helm kimik luftarak vetem nga ushtria dhe jo nga policia serbe; është gaz kategorikisht i ndaluar me konventa ndërkombëtare që të përdoret kundër civilëve.  Ai përdoret kundër armikut në fushë betejë apo vendodhjes së grupeve terroriste

Ky gaz toksik me pasoja serioze është përdorur kundër civilëve nga Millosheviçi, vetëm kundër shqiptarëve në Kosovë dhe, nga Daçiç në vitin 2012, përsëri vetëm kundër shqiptarëve në Preshevë.

Edi Rama duhet paditur në Hagë për përdorimin e tij mbrëmë kundër protestuesve në Tiranë mbasi ka shkelur konventën ndërkombëtare të përdorimit të lëndëve kimike.

Me respekt.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco