Mbledhja E KDK-së, Rrokaj: Qytetarët janë thirrur për të marrë në dorë fatin e tyre, opozita njësh me ta

Mbledhja E KDK-së, Rrokaj: Qytetarët janë thirrur për të marrë në dorë fatin e tyre, opozita njësh me ta

20:22, 22/02/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Shezai Rrokaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e ditës së sotme, është shprehur se, djegia e mandateve ishte akti i fundit që vulosi atë të vërtetë të hidhur të kolapsit institucional për ushtrimin e përfaqësimit në demokracitë funksionale.

Sipas profesorit të njohur, rruga që ka ndërmarrë opozita është një rrugë pa kthim. Qytetarët janë thirrur për të marrë në dorë fatin e tyre dhe opozita vendosi të bëhet njësh me ta.

Fjala e plotë:

Të nderuar anëtarë të KDK-së. E nderuara znj. Kryetare. Siç jemi në dijeni ky takim vjen në një moment shumë të rëndësishëm pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës. Djegia e mandateve ishte akti i fundit që vulosi atë të vërtetë të hidhur të kolapsit institucional për ushtrimin e përfaqësimit në demokracitë funksionale. Nëse nuk mund të ushtrohet e drejta e përfaqësimit, nëse bllokohen institucionet mandatet i kthehen atij qëe ka deleguar këtë të drejtë: sovranit. Prej muajsh këto mandate po na rëndonin në ndërgjegje prej pamundësisë për të ushtruar ato të drejta për të cilat qytetarët na kishin mandatuar.

Më 16 shkurt qytetarët u derdhën lumë në bulevardin e Tiranës për të protestuar për të drejtat e tyre. Zëri i sovranit erdhi pasi zëri i përfaqësuesve të tij ishte bllokuar prej murit e veshit të shurdhët tëmazhorancës, prej keqqeverisjes së saj e sidomos prej deformimit e bllokimit të institucioneve. Ky zë bëri bashkë në një zëtë vetëm sovranin dhe deputetët e mandatuar prej tij.

Prej dje ka vetëm një zë: zëri qytetar për t’i dhënë drejtim kolapsit politik prej keqqeverisjes. Opozita e mori këtë hap me shumë përgjegjshmëri, pasi asaj iu mbyllën të gjitha shtigjet për dialog dhe për ushtrimin e të drejtave të saj prej arrogancës së regjimit. Opozita nuk mund të ankimonte ligjin për teatrin, ligjin për taksat dhe çdo ligj tjetër, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese si garant i së drejtës kushtetuese. Nuk ka as gjykatë të lartë, as gjykatë apeli. Mazhoranca kapi prokurorinë dhe nxitimthi po kap gjithë sistemin e drejtësisë. Mazhoranca i vuri një mur betoni dialogut, asnjë amendim nga opozita nuk u pranua. Qeveria nëpërkëmbi grupet e interesit: naftëtarët, minatorët, artistët, banorët e Astirit, banorët e Kukësit, studentët e pedagogët etj. Qeveria harroi fshatin, rrugët dhe ujësjellësit, qendrat shëndetësore dhe mbylli shkollat. Ajo varfëroi më tej familjet shqiptare, duke ulur përkujdesjen sociale dhe duke rritur taksat që nga karburanti, energjia, banesa e deri te biznesi.

Qeveria u bë njësh me oligarkët për ta shqyer me makutëri pasurinë kombëtare dhe për ta zhytur vendin në një borxh publik të lartë në vitet që vijnë. Projekte fasadë pa llogaritur koston dhe fitimin, PPP-të mbi investimet dhe shërbimet, edhe pse disa herë shqetësonin FMN, për këtë qeveri ishin aventura e radhës.Qeveria instaloi një narko-shtet, duke u bërë palë me grupet kriminale dhe duke mos u përballur me fenomenin e drogës, si dhe duke marrë në mbrojtje eksponentë të saj të lartë të përfshirë në afera kriminale.Kjo mazhorancë i bleu zgjedhjet, e bleu mazhorancëne sotme në parlament. Ajo që në fillim ishte një perceptim me denoncime pa fund sot është një fakt i njohur botërisht dhe i certifikuar prej institucioneve.Asgjë nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, asgjë nuk garanton që votat mos blihen sërish.

Opozita nuk mund të vazhdonte më të bëhej fasadë e institucioneve të deformuara apo inekzistente, ndaj edhe mandatet ua ktheu qytetarëve me qëllim që ata të hapin rrugën për një rend të ri që garanton drejtësi të barabartë, shëndetësi të barabartë, arsim të barabartë, shërbime të barabarta, konkurrencë të barabartë, punësim sipas të drejtësdhe meritës e për ta ndërprerë hemorragjinë e braktisjes së vendit prej mungesës së shpresës për një jetëdinjitoze. Kjo është një rrugë pa kthim.

Qytetarët janë thirrur për të marrë në dorë fatin e tyre dhe opozita vendosi të bëhet njësh me ta. Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco