VIDEO/ Standardi i policisë, Balili si ‘zotëri’, Florenc Hoxha me policë të maskuar

VIDEO/ Standardi i policisë, Balili si ‘zotëri’, Florenc Hoxha me policë të maskuar

23:32, 16/02/2019
A+ Aa A-

Rreth 20 policë, të armatosur rëndë e të maskuar mësyn mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Florenc Hoxhës, ish-drejtorit të Policisë Bashkiake dhe eksponentë i PD.

Atë e kanë nxjerrë nga shtëpia me forcë dhe duke e goditur, për arsyen se ka marrë pjesë protestën e zhvilluar nga shqiptarët.

Pamjet skandaloze tregojnë ‘forcën e policisë’ përballë një njeriu të vetëm, i cili ‘gabimin’ më të madh bëri që doli në protestë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Por, kjo Polici ‘e fortë’ nuk u tregua aspak e tillë në rastin e ‘vetë-dorëzimit të Klemend Balilit, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Madje, për turpin e kësaj policie, vete Drejtori i Përgjithshëm i saj, Ardi Veliu, shërbeu si eskortë e tij. Klemend Balili, njeriu të cilin agjencitë amerikane e kërkonin medoemos pas hekurave, u shoqërua me temenatë e një ‘kryeministri’.

Shihni videot dhe vlerësoni vetë se cili është ‘peshku i madh’!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sandri17/02/2019 08:11

Cfare shtepia paska Florenci. Balili qenka si fukara para tij

Jorgo17/02/2019 01:25

As El Chapo nuk eshte arrestuar me 30 police. Ky shtet eshte kthyer ne nje model te rafinuar diktature, si shteti i Putinit. Plehra, por ku te kepuse Rama qafen ku do shkoni?

Shto koment

Denonco