Pedagogu në SYRI.net/ Qeveria po kërkon të japë universitet me PPP

Pedagogu në SYRI.net/ Qeveria po kërkon të japë universitet me PPP

18:40, 25/01/2019
A+ Aa A-

Pedagogu Romeo Hanxhari ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e lajmeve në SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Hanxhari është shprehur se qeveria po kërkon të fusë në universitete kompani private, ose siç njihen ndryshe dhënia me koncesion.

‘Universiteti është braktisur, sepse qeveria thotë se ja ku e keni ligjin, keni këtë hapësirë dhe veproni brenda saj. Këtë gjë ne nuk e kemi dashur, por na e kanë imponuar.

Ligji është tërësisht i paqartë ku nuk përputhet askund me traditën shqiptare. Ligji cenon autonominë e studentit dhe të pedagogëve.

Kërkojmë nga qeveria që të rishikohet në thelb ligji i Arsimit të Lartë. Duhet një projekt ligj i ri, që të bëhet me konsultime reale, e jo konsultime formale. Ne kërkojmë që ky ligj të dalë nga konsultimet të gjëra të universiteteve në të gjithë Shqipërinë.

Ne kërkojmë që qeveria të ketë më shumë guxim. Qeveria kërkon që të fusë privatin në universitete, për të investuar.

Universiteti është një aset që duhet vlerësuar për atë që është, sepse është vendi ku rritet dëshira për liri’, tha pedagogu Romeo Hanxhari në studion e SYRI.net përballë gazetarit Alen Xhelili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco