‘Ministria e Jashtme që sot nevojtore personale e Ramës’

‘Ministria e Jashtme që sot nevojtore personale e Ramës’

17:02, 23/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar një shkelje të hapur të Kushtetutës, delegimin e kompetencave të Ministrisë së Jashtme nga Edi Rama tek Gent Caka.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me veprimin e sotëm Rama tregoi edhe njëherë se ligjet dhe Kushtetuta e vendit për të nuk ekzistojnë.

Ja postimi i Berishës:

Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë ministrinë e jashtme të vendit në një nevojtore personale.

Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për coptimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishoje veten se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të jashtëm.

Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil i lirë që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetas shqiptar23/01/2019 18:33

Z.Berisha te gjitha ato qe thoni ju jane te verteta dhe jane nje kembane alarmi per te ardhmen tone... Por sot jemi ne vitin 2019 dhe nje pjes te fajit pse sot ne pushtet kemi trashegimtaret e nomenklatures se larte komuniste e keni dhe ju z.Berisha,ju kur moret pushtetin mbas rrezimit te komunizmit e kishit mundesine qe kesaj fare te keqe qe i solli kaq shume vuajtje shqiptareve t'ja shtypnit koken dhe te mos ngrihej me ne kembe....por kjo gje nuk ndodhi,trashegimtaret e mortjes se kuqe kane ne dore te gjitha pushtetet duke perfshire dhe pasurite kombetare dhe kjo eshte dhe per fajin tuaj z Berisha.

mario23/01/2019 17:22

Vet ja dorezove qeverine rames Cte mbjellesh do te korresh

Shto koment

Denonco