Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Shtëpia 400 milionë lekë e Surrelit, që Rama nuk e justifikon dot as me paratë e gruas

Shtëpia 400 milionë lekë e Surrelit, që Rama nuk e justifikon dot as me paratë e gruas

12:14, 09/01/2019
A+ Aa A-

Shtëpia 400 milionë lekë e Surrelit, që Rama nuk e justifon dot as me parët e gruas

Partia Demokratike ka publikuar fakte zyrtare sesi kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e pare, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit.

Deputetja Oriola Pampuri tha se “Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e parë, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit. Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg.

Edi Rama, - vërejti Pampuri, -  nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel që siopas ekspertëve të ndërtimit është një banesë që kushton jo më pak se 2 milionë euro, e ka bërë me kursimet e gruas.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë.

Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë.

Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel.

Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeminisyrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama.

Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë.

Dokumentat zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtepisë superluksoze në Surrel.

Ne do t’i vëmë në dispozicion çdo gazetari deklaratat e pasurisë së Edi dhe Linda Ramës. Nëse nuk çensurohen, gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të vetifikojnë vërtetësinë e pohimeve të Partisë Demokratike se Edi Rama ka gënjyer me deklaratën e pasurisë.

Për Kryeministrin e Shqipërisë ka sot vetëm një pyetje:

Ku i gjeti Edi Rama 400 milionë lekë për ndërtimin e shtëpisë superluksoze më Surrel, kur, bashkë me gruan, kishte deklaruar vetëm 80 milionë lekë kursime?

Ka ardhur koha që Edi Rama i oxhakut 18 mijë euro të pergjigjet dhe të mos fshihet më pas fustanit të gruas,” përfundoi deputetja e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi09/01/2019 12:56

Erioni qenka mire se ka kursimet e mamase? Por ky palloshi me kursimet e gruas.

malo09/01/2019 12:31

ju lutem flisni me leke te reja jo te vjetra.Akoma vazhdoni me leke te vjetra.Hajde shkolle qe keni bere,Si ka mundesi qe ne deklarate te shkruhet me leke te vjetra,.Sipas dokumentave te botuara del se shtepia eshte 4 miliard leke.Mesohuni te shkruani vleren reale te lekut o shkollepake.

Shto koment

Denonco