Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Radha pas Shullazit, pse amerikanët zbuluan emrin e një 'peshku të madh'?!

Radha pas Shullazit, pse amerikanët zbuluan emrin e një 'peshku të madh'?!

12:55, 21/11/2018
A+ Aa A-

"Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit, që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani."

Ky ishte ngazëllimi dhe njëkohësisht mesazhi i koduar, që kryeministri Edi Rama në disa dalje publike rresht, u dërgoi shqiptarëve dhe veçanërisht prokurorëve dhe gjyqtarëve, që kanë në dorë çështjen “Tahiri”.

Pas një pushimi hetimi që drejtësia italiane bëri ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit dhe Edi Rama hapën “shampanjën e pafajësisë dhe triumfit”, duke tentuar që të përpunojnë opinion, për atë që pritet të ndodh me një tjetër hetim, këtu në Shqipëri.

E vërteta është që antimafia italiane u shpreh për Tahirin, vetëm për faktin nëse kishte prova se kishte kryer apo jo veprimtari kriminale në vendin e tyre, por jo që ai është i fajshëm ose jo, për veprimtarinë e tij në Shqipëri.

Për këtë të fundit ka një hetim tjetër nga prokuroria e Krimeve të Rënda që vazhdon me intensitet, dhe sipas informacioneve provat e implikimit të ish ministrit të kanabisimit (Jo vetëm me Habilajt e dënuar në Itali) janë të shumta.

Kështu ditën e djeshme festën dhe planin e Ramës dhe Tahirit për një pafajësi të plotë, duket se e prishi ambasada e SHBA në Tiranë, e cila “pa asnjë shkak” lëshoi një deklaratë që më së shumti është për veshët e prokurorisë dhe gjyqësorit shqiptarë.

Përpara pak ditësh botuesi Nikoll Lesi (në studion e gazetarit Denis Minga në Report Tv) i tha troç Edi Ramës, se me deklaratat e tij pa folur ende drejtësia shqiptare, që Tahiri është i pafajshëm dhe i duhet kërkuar falje, po i dërgon mesazh prokurorisë dhe po e intimidon direkt atë.

Pikërisht në këtë situatë, duket se është detyruar që të ndërhyjë edhe ambasada amerikane në Tiranë.

"Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin", thuhet në deklaratën e dalë nga “Rruga e Elbasanit: në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok.

Nëse lexohet me vëmendje kjo tërheqje vëmendje e amerikanëve, kupton një krahasim dhe paralelizëm njëkohësisht,  të çështjes “Shullazi” dhe atë “Tahiri”.

Dënimi përfundimtar i një prej eksponentëve më të njohur të krimit në Shqipëri kaloi, në një kalvar të paprecedent të prokurorisë dhe gjyqësorit. Për më shumë se dy vjet vazhduan hetimet dhe seancat gjyqësore, shtyheshin pambarim. U bë çorbë grupi hetimor dhe pati largime e dorëheqje të mëdha të prokurorëve, që ndiqnin çështjen; të gjithë ose të shantazhuar nga të akuzuarit, ose të intimiduar nga qarqe të fuqishme të Rilindjes dhe kryeministrit personalisht.

Po të ishte për këta të fundit  (kanë brenda të implikuar edhe një deputet të tyrin Jurgis Çyrbja), Emiliano Shullazi sot do të ishte i lirë. Por në mënyrë të paprecedentë gjatë gjithë procesit, në mënyrë sistematike (edhe me prani fizike në sallat e gjyqit) amerikanët e ambasadës në Tiranë, e kanë ndjekur hap pas hapi këtë histori të drejtësisë shqiptare.

 Me deklarata publike, por më së shumti në mënyra që “nuk duken” ata kanë inkurajuar dhe kanë garantuar prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes “Shullazi” që të ecin përpara pa frikë dhe të vendosin drejtësi.

Tashmë duket hapur, se në të njëjtën mënyrë po veprojnë edhe me çështjen “Tahiri”. Deklarata e djeshme e ambasadës amerikane në Tiranë ishte një mesazh për kryeministrin Rama dhe Tahirin; hiqni dorë nga plani i “pafajësisë”, që kërkoni të merrni me nëpërmjet “shkopit dhe karotës”, njëkohësisht.

 Por më shumë se kaq ishte një inkurajim dhe garanci e shtetit më të fuqishëm në botë, për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarë e çështjes.

Pas Shullazit e ka radhën një “peshk i madh”, ne na keni në krah...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

oshullazo24/11/2018 20:50

Po te jetonte Emiljano ne kohen e skenderbeut, ky do qe i pare, skenderbeu pas tij!

populli24/11/2018 08:26

oi i ziu ti ku do te shkos more edvin rama do te fusin ne goje ate qe keni bosht kembeve e do te kenaceni shum e lum si ti ce te duan shqiptaret i jep buk i jep mish vetem nje xhe nuk i jep pasurine tende qe ja ke marre keti populli fukara more shkerdhate te art mandati i vdekjes te henen ne darke duke ber ate pune o i lumi ti

populli24/11/2018 07:11

ja pra me ne fund po del shum i kerkuari peshku i madh i bukuri i jasht toksoreve nga vet ambasada amerikane . ky esht kryeministri yne i nderuar e i menquri i dynjase si ketu ne shqiperi e pertej kufirit eshte edvin kristaq ramaliju i art sa me shpejt mandati i vdekjes edhe ai vet e kupton se do te shkoje per dhjam qeni ne kopshtn xheoloxhik ketu ne tirane pranda do i japim ngushllimet tona per hubjen e zavallit tone na laft mrapa edhe nje her ngushllimet tona ne emer te ter shqiptarve pa dallim krahine e ideje ngushllime amen.

gramoz21/11/2018 15:27

Dhe po foli ambasada amerikane, iku per lesh saje qorri dhe edvin horri.

Shto koment

Denonco