Knut Fleckenstein: Prokuroria të veprojë për çështjen Dako

Knut Fleckenstein: Prokuroria të veprojë për çështjen Dako

11:15, 09/11/2018
A+ Aa A-

Në një konferencë të përbashkët të ambasadorit të BE-së në Tiranë dhe raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, ky i fundit ka folur edhe për disa çështje të nxehta që kanë përfshirë politikën dhe opinion publik shqiptarë.

I pyetur për mos arrestimin e kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, pas përgjimeve ku rezulton se është i përfshirë me grupin kriminal të Avdulajve për zgjedhjet dhe favore raportuesi për Shqipërinë në BE, deklaroi thatë se “prokuroria shqiptare duhet të bëjë punën e vetë”.

Gjithashtu ai ka kërkuar që vendi duhet të ketë, sa më shpejtë Gjykatë Kushtetuese.

Kurse për manifestimin e fundit nacionalist në Bularat me rastin e varrimit të Kostandinos Kacifa, Fleckestein ka thënë se, “nuk na duhet nacionalizmi grek”.

Për çështjen “Lleshi” zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se shpreson që të zgjidhet sa më shpejtë ngërçi mes kryeministrit dhe presidentit, por rëndësi ka që “të kemi një ministri të Brendshme funksionale”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco