Nënkomisari Nuhu akuza Artan Hoxhës: A të kujtohet si e shite Landin e Mirasit

Nënkomisari Nuhu akuza Artan Hoxhës: A të kujtohet si e shite Landin e Mirasit

13:10, 27/09/2018
A+ Aa A-

Pasi gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi foto ku shihej ish-oficeri Dritan Zagani bashkë me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa pyeste se çfarë i lidhte bashkë ata, vjen një reagim.

Ka qenë vetë oficeri Nuhu që i ka komentuar Hoxhës në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ndërsa lëshon një lumë akuzash në drejtim të gazetarit.

Ai thekson se Hoxha po përdor famën për të mbrojtur grupet kriminale.

Po ashtu ai akuzon gazetarin se pasi ky i fundit shiti informatorin e tij Landin e Mirasit, duke ia dorëzuar grupit kriminal që kultivonte kanabis në Korçë, e për pasojë ai u vra.

Reagimi i Emiljano Nuhut:

Z. Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre.

Do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e Korçës,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal).

Mos me ngatërro me politiken unë jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertetë, qe ti e di shume mirë si ka ndodhur por nuk e pranon dot të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vrases me gjoba 27/09/2018 13:51

Ky eshte nje palo halabak, nje monster gazetare, nje intrigant pervers, qe shet jete njerezish, femijesh jetim etj. Zoti ja leshofte ne koke ketij Dhe shpures se fermes se derrave te tij. Ky eshte bastard I krimit, ky eshte sindroma e shoqerise ky eshte antitoda e krimit. Harram Bledi fefziut qe eshte kthyer ne nje pedale te autoreve imunizues te krimit.

Shto koment

Denonco