Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Analiza/ Krimi është tek 'pendimi' i viktimës që u përdhunua

Analiza/ Krimi është tek 'pendimi' i viktimës që u përdhunua

23:15, 26/09/2018
A+ Aa A-

Le të besojmë fillimisht se Taulant Balla, nuk ka qenë në komisariatin e policisë për të bërë presion për lirimin e djalit të deputetit Rexhep Rahja? Le të supozojmë se edhe deputeti Rahman Rahja dhe vëllai i tij nuk kanë bërë kërcënime me armë. Le të bëjmë naivin dhe të bindemi se nuk ka pasur presion politik. Le të dyshojmë se nënoficeri i policisë Emiliano Nuhu e ka fryrë gjithçka për të marrë strehim politik jashtë. Le të pranojmë edhe argumentat që dha Xhensila Maloku me gazetarin ekstremisht të pavarur Muhamed Veliu.

Pra le të qetësojmë veten se e gjitha ka qenë një manipulim i gatuar ne zyrat e SHQUP.

Pse Xhisiela Maloku e mohoi brenda pak orësh rrëfimin horror për djalin e deputetit socialist

Por edhe po bëmë idiotin e mirë sërish ka disa pikëpyetje.

Si ka mundësi që një njeri i akuzuar për fillimisht se e ka dhunuar, e ka djegur me cigare, e ka goditur me qytën e armës pa leje ish të dashurën e tij është ende i lirë dhe pa pranga?

Si ka mundësi që një vajzë 25 vjeçare që ka denoncuar këtë dhunë ekstreme, të tërheq denoncimin që qëllon të jetë bërë kundër djalit të një deputeti të qeverisë?

Si ka mundësi që Xhensila Maloku që ka pasur në trup shenjat e dhunës të konstatuara edhe nga ekspertiza mjeko ligjore, del publikisht në median e Karlo Bolinos për të mbrojtur dhunuesit e saj?

Pra krim më i madh se shenjat e përdhunimit në trupin e 25 vjeçares është fakti se ajo është rasti tipik i viktimës që detyrohet të mbrojë  përdhunuesin. Në këtë histori një gjë mbetet enigmë: si u detyrua Xhensila Maloku të lëpinte mbi atë mbi të cilën kishte pështyrë? Si është e mundur që po je pjesë e bandës së Rilindjes, mund të qëllosh me qytën e pistoletës, mund ta djegësh një femër me cigare, mund ta kërcënosh e ta rahësh dhe përsëri të jesh i lirë.

Ky është thelbi i çështjes që shpjegon më pas se kush ka bërë presion dhe se cili ka qenë rrezultati i këtij presioni. Të tjerat a ishin deputetët Taulant Balla dhe Rahman Rahja në zyrën e një komisariati policie, janë cic mice. /Lapsi.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco