Ish-ministri i Drejtësisë: Çfarë mjeshtrash! Tërhoqën vëmendjen me këngën e Tërmetit, për të liruar Ermalin

Ish-ministri i Drejtësisë: Çfarë mjeshtrash! Tërhoqën vëmendjen me këngën e Tërmetit, për të liruar Ermalin

22:31, 17/09/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar punë ‘mjeshtrash’, lirimin nga burgu pa bujë të nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i dënuar për trafik droge.

Manjani e cilëson një ‘lojë të bukur’ bërjen publike të lajmit kur Tërmet Peçi i këndonte Enver Hoxhës, ç’ka tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa në krahun tjetër lirohej Ermal Hoxha, nipi i diktatorit.

Postimi i Manjanit:

Çfarë mjeshtrash!

Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë...

Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë...

Mjeshtra propagande!

Të na bëjë mirë!

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201418/09/2018 20:20

E shikoni demokracine e poshtruar ne SHqipri,nga pasardhesit e dulle b.. q.... lirojne nga burgu trafikantin e kokaines,nipin e kriminelit.hajde drejtesi hajde,ky eshte shteti trafikantve,me komandant edvinin,votojeni perseri o shqiptare popull qe pajtohemi me kta kriminele.

Tabi17/09/2018 23:10

O Ylli, po 4 vjet që u bëtë paterica e tij, harruat ;-))) Apo hajt se çështje tepsie muhabeti

Shto koment

Denonco