Vuçiç anuloi vizitën, Thaçi sulmon qytetarët e Drenicës: Të pa kulturuar

Vuçiç anuloi vizitën, Thaçi sulmon qytetarët e Drenicës: Të pa kulturuar

11:34, 09/09/2018
A+ Aa A-

Protesta e banorëve të Drenicës nuk është pritur mirë jo vetëm nga Aleksandër Vuçiç, por edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pasi presidenti serb ka anuluar vizitën e tij në Banjë të Drenicës, ka reaguar edhe Hashim Thaçi.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi sulmon qytetarët që dolën në protestë duke bërë të pamundur vizitën e Vuçiçit, ndërsa thotë se ‘qytetarët duhet të tregohen më të kulturuar’.

Lexoni mesazhin e Hashim Thaçit:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. HTH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cico09/09/2018 14:36

Te jesh i kulturuar sipas zoterise duhet te shesesh vendin tend. Ka dy kultura qe nuk duhet te njehsohen: Kultura e thaçit dhe e rrames ; tradhetare; dhe kultura e patrioteve qe mbrojne atdheun.. Dy te paret duhet te inspirohen nga vuçiç qe mbron me thonj vendin e tije jo ti krehin bishtin e te mundohen me pabesi per shitjen e shitj trevave sjqiptare.

Loran shehu09/09/2018 11:49

O hashim thaci o Zgjeps

Shto koment

Denonco