VIDEO /Sulmi mbi Klodiana Lalën, Basha reagon ashpër: Mesazh mafioz, Rama do mbajë përgjegjësi nëse preken gazetarët

VIDEO /Sulmi mbi Klodiana Lalën, Basha reagon ashpër: Mesazh mafioz, Rama do mbajë përgjegjësi nëse preken gazetarët

14:48, 30/08/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozites Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmit mbi gazetaren Klodiana Lala.

Ja reagimi i plote i zotit Basha ne konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në selinë e PD.

Në vendin tonë të stërmunduar nga krimi dhe korrupsioni, sot u realizua dhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve të sunduara nga krimi:

Familja e gazetares Klodiana Lalla është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e prindërve të saj. Mesazhi mafioz është i qartë: Kush nuk i bindet krimin, e ka fundin të shpejtë!

Dua të shpreh mbështetjen time për çdo gazetar të palëkundur nga krimi, u them atyre dhe çdo shqiptari që nuk do të qeveriset nga krimi: Duhet të luftojmë, duhet të përballemi! Sa herë media hesht, krimi triumfon!

Sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundi nxori në dritë lidhjet e deputetit të Ramës Jurgis Çyrbja me bandën e Shullazit...

Prej pesë vitesh krimi triumfon se bashkëqeverisë me Edi Ramën. Krimi kontrollon kupolën e Ministrisë së Brendshme. Prej Edi Ramës sot shteti nuk ka prokurori, nuk ka qeveri, ndaj qëllohen me armë gazetarë e shantazohen gjyqtarë, grabiten e rrëmbehen qytetarë.

Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit me armë. E ka fare të thjeshtë: të flasë me banditët e vet dhe horrat brenda e jashtë burgut që t’i gjejë.

Sot kam dhe një mesazh për Edi Ramën. Do të mbash ti përgjegjësi i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari që nuk ha bukën tënde u preket qoftë edhe një fije floku nga banditët dhe horrat që ke në urdhrat e tua!

Sa kohë që kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, vendi do të jetë në qeverisjen e bandave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

someone30/08/2018 15:50

Do te, do te do te. Te gjitha ky i ka ne te ardhmen, asgje nuk ben. Duket sikur ky eshte ne te njejten valle qe po heq Rama...

tironci30/08/2018 15:08

Rrofsh o la qe na konstatove se ne se kuptojm rendsine e ksaj vepre makabre.

Shto koment

Denonco