Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze, jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Rama

PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze, jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Rama

12:24, 01/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka deklaruar se ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj "është vrasje mafioze dhe jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama".

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, nga selia blu, hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Rama nga Korça se me vdekjen e Shkëlzen Qordjes po abuzohej politikisht, kur gardisti, shofer i ministrit të Brendhsëm, në të vërtetë kishte kryer vetëvrasje.

Por, ja ç'deklaroi në mesditë Edmond Spaho:

"Këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim! Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e  droges me avionë. Ai tha se kriminelet në Parlament dhe bashki ishin skenarë makabër të opozitës. Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër.

Përfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB në trafikun ndërkombëtar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës.

Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge.

Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita.

Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve. Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe qershorin tjetër.

Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gena Gena.02/07/2018 11:45

Çdo vrasje është e dhimbëshme, sidomos kur kërkohet me çdo kusht nga qeveria të paraqitet si vetvrasje me tre plumba (na i ranë). Flet për turpin ti moj Gena, me qëllim që të mbulohet krimi. Nga të gjithë bëmat kriminale të "rilindhjes" kjo është më e llahtarshmja. Sikurse "vetvrasja" e Mehmet Shehut me 2 plumba që më pas doli poliagjent dhe vrau veten se pardhia e zbuloi dhe nuk kish rrugë tjetër veç se të vriste veten. Ndërsa në këtë rast, mafja e Xhafajve mori masat që të mos i ndodhte një Zagan i dytë, sikurse i ndodhi Tahirit me Zaganin e parë që i shpëtoibpa e hequr qafe. Tahiri, sidoqoftë i lindur dhe i rritur në epokën postkomuniste nuk e kishte përfshirë edhe vrasjen si mjet të përdorshëm në rritjen e karrierës dhe pasurisë së tij. Ndërsa këta XhfRuçajt i kanë duart dhe ndërgjegjen të lyer me gjak, një më shumë në listë për arritjen e qëllimeve nuk ndërron asgjë.

Gena01/07/2018 14:20

Eshte e turpshme se si u kthye ne politike e gjithe kjo situate e dhimbshme.

Shto koment

Denonco