Presidenti i PE, Antonio Tajani: Unë i shoh në Shqipëri kampet e refugjatëve

Presidenti i PE, Antonio Tajani: Unë i shoh në Shqipëri kampet e refugjatëve

12:07, 23/06/2018
A+ Aa A-

Para samitit jozyrtar të BE për azilin që do të mbahet nesër, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për grupin mediatik gjerman ‘Funke Medien Gruppe’ një ditë më parë, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur, se ‘mënyra e veprimit me çështjen e migracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së’.

Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në. Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se emigracioni ‘nuk është një problem vetëm gjerman’.

Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh.

‘Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji europiane’ .

Në samitin e Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe çështja e refugjatëve. Partia kristiansociale CSU në Gjermani kërkon që menjëherë pas tij të vendosë se si do të veprojë.

Ndërkohë këtë të diel, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka ftuar në një takim në Bruksel vendet e BE-së për krizën e migracionit. 16 vende duan të marrin pjesë në këtë samit.

Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani.

Ai është ‘kundër masave në kufijtë e brendshëm’. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian. ‘Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.

‘Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE’. Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar24/06/2018 09:53

Pra kjo paska qenë arsyeja që BE mbyllte sytë e veshët për të mos parë kanabizimin e gjithë Shqipërisë e trafikun e tij gjigand në Europë. Kjo paska qenë arsyeja që nuk i jepnin një shqelm bythëve psikopatit Edi Rama që paraqitej në kanceleritë europiane me atlete e poture. Paskan llogaritur se nëpërmjet këtij sharllatani politik, do të realizojnë "zgjidhjen" e problemit të emigracionit duke e kthyer Shqipërinë në një kamp të madh emigrantësh. Përmend Tajani faktin se kjo zgjidhje do të ishte që Europa të merte masa parandalimi, nëse do të ndërhyhej në vendburimin e emigracionit, në vendet nga vjen emigracioni në Europë. Po a nuk ja kalon Shqipëria edhe Sirisë në numurin e emigrantëve shqiptare që kanë shkuar të lemeritur nga keqqeverisja e Ramës duke kërkuar azil politik apo ekonomik në BE ? Kështu siç po vijnë punet në Shqipëri, a do të ishin të gatshëm gjithë shqiptarët që të dyndeshin e shpërndaheshin në Europë, e Shqipëria të boshatisej nga shqiptarët e të popullohej vetëm me emigrantë arabo-afrikanë të administruar nga BE e NATO ? Po kush ju a paska dhënë këtë të drejtë ca burokratëve të BE që duke përfituar nga nje kryeministër i pamoralshëm i Shqipërisë, të shkelin të drejtat e gjithë popullit shqiptar ?

Daj Jaku23/06/2018 18:18

Anche tu figlio di gran putana, con culo degli altri pensi di risolvere i problemi che voi stessi avete causato. La cosidetta "primavera araba" non è stata inventata da Albania, per pagare le conseguenze della vostra incapacitá. Con permesso di accettare un mio semplice consiglio, vada a farlo nel culo.....

SG23/06/2018 17:10

Une I shoh kampet aty shume afer ke pi... I gruas tate

Fieraku nga Ferrasi23/06/2018 15:41

A ju ardhte kina hakut Juve Ta ndihmoje Edhe india. Po pse haleja juaj jeni ne More maskarenj.

Shto koment

Denonco