Lubonja për gazetën e njohur austriake: Jemi narko-shtet, Rama ka nevojë për ultimatum, jo për hapje negociatash

Lubonja për gazetën e njohur austriake: Jemi narko-shtet, Rama ka nevojë për ultimatum, jo për hapje negociatash

11:26, 18/06/2018
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një opinion te gazeta e njohur austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Lubonja shkruan se në kushtet ku është Shqipëria, hapja e negociatave nuk do ishte diçka e mirë për vendin. Sipas tij, Shqipëria është një narko shtet.

“Shqipëria, nën udhëheqjen e elitës politike dhe ekonomike, nuk ka bërë asgjë këto 25 vite, vetëm hapa të ngadalshëm në drejtimin e duhur. Madje mund të thuhet e kundërta.

Si rezultat, Shqipëria nuk është bërë një shtet kushtetues evropian, por një shtet i dështuar, i qeverisur nga krimi i organizuar dhe oligarkët, prandaj etiketohet si narko-shtet”. Ai sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama në shkrimin e tij. “Opozita frikësohet vazhdimisht dhe çdo zë kritik ndaj qeverisë dhe Brukselit shihet si një pengesë ndaj aspiratave shqiptare për anëtarësim, madje kritikuesit etiketohen si anti-shqiptarë dhe armiq”.

“Mjafton të shihet se si kryeministri Edi Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për kanabizimin e vendit dhe pasojat tragjike, duke iu referuar ‘ndërkombëtarëve’. “Nëse janë të vërteta akuzat, përse nuk flasin ambasadorët e SHBA dhe BE”.

Hapja e negociatave për anëtarësim do të lejojë Ramën që të mohojë dhe shmangë çdo kritikë. Si pasojë akoma më e keqe, ai do kishte një dorë edhe më të lirë për të shfrytëzuar shtetin e drejtuar prej tij për interesat personale dhe të oligarkëve dhe krimit të organizuar, me pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”.

Si shembull se hapja e negociatave nuk është gjithmonë në të mirë të një shteti, Lubonja sjell rastin e Turqisë.

Gazeta austriake shkruan se Lubonja është shkrimtari dhe intelektuali më i rëndësishëm në vend. “Sipas meje, për realitetin shqiptar dhe evropian, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nevojë për ultimatume përpara se të jetë tepër vonë dhe jo për inkurajim dhe legjitimitet në një situatë të pasigurtë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    droga19/06/2018 12:11

    Nuk është e vërtetë ajo që thotë Lubonja se Shqipëria në këto 27 vite tranzicioni, paskej bërë veç hapa prapa. Dashë pa dashë, me deklarata të tilla ai propogandon me nostallgji sistemin diktatorial enverist. Duke lënë mënjanë vitet e para të përmbysjes së diktaturës enveriste në vitet 90-të ku ishte tepër e vështirë të krijohej një shtet normal, histori e tranzicionit shqiptar duhet filluar me analizën e vitit të mallkuar 1997. Ishte ky vit që gjoja për paratë e humbura në piramida, me revolucion të dhunshëm e me forcën e kallashnikovëve të mbështetur edhe me propogandën e disa opinionistëëve si Lubonja, rierdhi në pushtet ish PPSH me emrin e ndryshuar në PS. Është fakt që krerët e diktaturës enveriste, duke filluar që nga e veja e diktatorit e këlyshi i tij Ramizi, të gjithë antarët e ish Byrosë së PPSH e ish funksionarët e lartë të prokurorisë apo sigurimit, riardhja në pushtet e punistëve të konvertuar në "socialistë", jo vetëm i nxori nga burgu, por edhe i "dëmshpërbleu" si të "persekutuar politikë" Tetë vitet që në pushtet ishin punistët e konvertuar në socialistë, Shqipëria mori namin në gjithë botën si një vend i krimit të bandave mafioze,e trafiqeve të ndyra të drogës e prostitucionit. Nga 8 vitet që në pushtet rierdhën demokratët, ndonëse 6 prej tyre përkuan me krizën botërore ekonomiko-financiare, ajo qeverisje arriti të shkatërojë bandat mafioze, të risë rrogat e pensionet,të investojë në infrastrukturën e komunikacionit e energjisëe elektrike, të rrisë njëfarsoj nivelin e jetesës e ajo që është më e rëndësishmja të bëjë hapa të dukëshme të integrimit europian, me pranimin në NATO e me liberalizimin e vizave për në BE të shqiptarëve përmbi 60 vjet të izoluar. Padrejtësisht e në mënyre tepër subjektive e të paragjykuar, Lubonja sëbashku me disa "publiçistë" apo gazetarë të sojit Bushati apo Nano, duke injoruar këto suksese të asaj qeverie, ngritën zërin në kupë të qiellit duke i mbajtur iso propogandave socialiste, se kryeministri Berisha paskej vajtur nëGerdec me gjithë të birin, për të hedhur në erë fabrikën e çmontimit të armëve të mikut të Ramës, Delijorgjit, e për të "vrare" 25 shqiptarë të pafajshëm. Është vertetuar tani me fakte edhe nga specialistë të huaj të kriminalistikës, se Gërdeci ishte thjeshtë një aksident me pasoja tragjike, e llogjika e çdo njeriu normal nga trutë ta thotë se më pak i interesuari që të ndodhte ai aksident, ishte kryeministri Berisha. Por a mund të quhet aksident viti 2016 që e kulmoi Shqipërinë si rekordmenen e Europës për trafikun e kanabisit ? Nuk ka polici që mund ta pengonte një puntor të pakualifikuar që nga pakujdesia e tij të shpërthtente fabrika e Gërdecit e sëbashku me 24 të tjerë të humbiste jetën edhe ai. Por ama nëse do të kishte një qeveri të përkushtuar në kuftën kundër drogës e një polici që do të kishte shkatëruar plantacionet e mbjellura haptazi me kanabis, e po të bllokonte trafikun e këtij kanabisi, ,brenda kufijve shqiptare, nuk do t'ju shkonin fëmijve e të rijve europianë qindra q qindra ton drog për ti shkatruar shëndetin e me pasja edhe vdekjeprurëse për dhjetra mijra bij e bija nënash.. Edhe gjatë qeverisjes Berisha, justifikohet Rama se ka pasur kultivim të drogës ne Lazarat e gjetkë. Po vërtetë ashtu është, por nuk dijmë që ndonjë qeveritar apo policia e shtetit të bashkëpunonin me kultivuesit e kanabisit në Lazarat e në këtë fshat të Gjirokastrës, kanabisi kishte filluar të kultivohej që në qeverisjen e mëparëshme socialiste. Bëri mirë apo keq Berisha, beri ate që mundej. Ndaloi me moratorium gomonet e skafet që trafikonin drogën e njerëzit nga Shqipëria nëpërmjet detit në Itali. Rezultati ishte i ndjeshëm. Guardia di Finanzia italiane e falenderoi qeverinë shqiptare të Berishës, që e ndërpreu njëfarsoj trafikun masiv drejtë Italisë. Nuk i di Lubonja këto fakte ? Përse atëhere nuk heq dorë nga përgjithësimet psikopatike se të gjithë politikanët shqiptare janë njëlloj hajdutë e banditë ? Ka kute për të matur edhe hajdutin apo banditin. Nuk mund të akuzosh njëlloj si kriminel apo bandit një hallexhi që "vjedh" një copë buke për të ushqyer fëmijtë e urritur, me një bandit ministër që është i lidhur me mafien e drogës.

    I deleguari18/06/2018 16:56

    Zoti Lubinja, Ju vete jeni nje version I perversitetit. Provo tu thuash atyre austriakeve, apo ndokujt tjeter se zotnija jote, perfshi edhe ca monstra-analiste si Zheji,Minxhozi,Mut Nano, keni qene mashtruesit me të medhenj të opinionit shqipetar . Ju plehra, jo vetem bete cmos qe Noriega të kapte fronin,por i Lepite bythen derisa u bindet se nuk do tu jepte poste shteterore. Kerkoini falje ketij populli dhe mos hani mut shume me poza patriotike e filozofike!

    Shto koment

    Denonco