Meta në Kosovë ngushëllon familjen  e Ilmi Haradinajt

Meta në Kosovë ngushëllon familjen e Ilmi Haradinajt

17:51, 17/06/2018
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, ka vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan sot në mesditë, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes së Ilmi Haradinajt, për humbjen e njeriut të zemrës.

Në këtë vizitë Meta ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj. Pas vizitës Meta tha për mediat që të gjithë shqiptarët duhet ti jenë mirënjohës Ilmi haradinajt.

‘Presidenti Meta ka vizituar familjen Haradinaj ne Gllogjan ne mesdite. Meta i ka shprehur ngushellimet me te sinqerta bashkeshortes se Ilmi Haradinajt dhe familjareve te tij.Me pas Presidenti Meta i shoqeruar nga Kryeministri Haradinaj u shpreh per mediat.Meta vleresoi se te gjithe shqiptaret do ti jene mirenjohes Ilmi Haradinajt qe e ktheu shtepine e familjen e tij ne nje keshtjelle te pamposhtur te lirise e atdhedashurise’, thuhet në njoftimin e presidencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco