VIDEO/ Bledi Kasmi rrëfen plagosjen në protestë: Shkopin e gomës ta provojmë te ti

VIDEO/ Bledi Kasmi rrëfen plagosjen në protestë: Shkopin e gomës ta provojmë te ti

22:32, 28/05/2018
A+ Aa A-

Kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Blendi Kasmi ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja në lidhje me plagosjen e tij gjatë protestës së të shtunës.

Ai është shprehur se në protestë ka qenë si gazetar dhe jo si protestues.

Duke folur në studion e ‘Opinion’, Kasmi tregoi se u gjet në një pozicion jo të duhur, ndërsa ishte duke realizuar disa fotografi për ti postuar menjëherë në versionin online të gazetës së RD-së.

Kryeredaktori deklaroi se sulmi ndaj tij erdhi për shkak të detyrës, pasi ishte i vetmi që u sulmua.

Në lidhje me shtyrjen e paretës metalike të gardhit rrethues, tha se nuk kishte rrugë tjetër, pasi duhej të shpëtonte se situata u vështirësua, duke nënkuptuar se nuk ishte pjesë e protestuesve, por pjesë e shtypit.

‘Shkopi që më goditi nuk është i gomës, por është një shkop metalik hekuri. 10-15 centimetrat e para që i paska gome, ky shkop, pjesën e tjetër e ka prej hekuri. Ai është një shkop me hekur’,- tha Kasmi.

Kryeredaktori i RD-së, tregoi në lidhje me atë se çfarë bëri gjatë kohës kur u godit nga policia në kokë, gjatë kohës që po raportonte për gazetën që drejton prej disa vitesh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco