Berisha: Mafia në festë, u lirua Saimir Tahiri

Berisha: Mafia në festë, u lirua Saimir Tahiri

16:54, 28/05/2018
A+ Aa A-

Pas vendimit të gjykatës për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama urdhëroi sot lirimin e Saimir Tahirit, për të mbrojtur vëllain e tij Olsin dhe Fatmir Xhafën.

Ndërsa shkruan se sot në mbrëmje mafia do të festojë.

Ja postimi i Berishës:

O feste te madhe ka sonte Mafia!

Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Saimir Trafikut nga pushim në shtëpi, masa që ai i dha tre javë më parë!

Me këtë vendim mbrojti jo vetëm veten dhe vëlla Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!

Motivi i vendimit të krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:

Lehtësimi i hapjes se negociatave me BE!?

Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren më të shkëlqyer! O feste të madhe ka sonte Mafia! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi 28/05/2018 17:33

Mafia feste po bene perdit o berisha. ajo tashme eshte ne kulmin e fuqis se saj. askush nuk munde te beje asgje. ajo sundon kudo....

Shto koment

Denonco