Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Manjani: Vetingu dështoi! Besa Nikëhasani nuk është simbol i prokurores së korruptuar

Manjani: Vetingu dështoi! Besa Nikëhasani nuk është simbol i prokurores së korruptuar

11:32, 20/04/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me indinjatë ndaj shkarkimit nga detyra të prokurores Besa Nikëhasani pasi nuk arriti ta kalonte Vetingut. Duke i dalë në krah zonjës Nikëhasani, Manjani deklaron se Vetingu dështoi!

"Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale," shkruan Manjani në FB. - Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo! Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhasani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nëpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik. Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo! Ndaj them se është dështim! Me këtë variant shumë shpejt do t'i mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë. Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie! Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi20/04/2018 13:30

Nuk e njoh prokuroren ne fjale , por me thene te verteten i besoj z.Manjani dhe me vjen keq nese largohen nga sistemi i drejtesise njerez te paster, te pakorruptuar.

duhet drejtesi e drejte jo si litari ne thes20/04/2018 12:23

Nuk arrij te kuptoj se si ne nje vend me ekonomi informale, dhe e tille ne shume fusha eshte edhe sot, mund te justifikohet pasuria, nuk flas ketu per milione euro, por per nje shtepi e makine. Kur ILKPDI te nxjerr te paster pergjate gjithe viteve, keto bibat e KPK si ka mundesi qe te nxjerrin me pasuri te pajustifikuar? A e kane kaluar vettingun keto qe japin vendime ne emer te vettingut?

Shto koment

Denonco