Vasili: Prokuroria në shërbim të narkoqeverisë i është kundërvenë popullit

Vasili: Prokuroria në shërbim të narkoqeverisë i është kundërvenë popullit

13:12, 08/04/2018
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Prokurorisë shqiptare duke e cilësuar këtë institucion si zyrë të narkoqeverisë dhe kundër popullit.

Sipas Vasilit kjo prokurori që nuk arreston ata që sabotuan kapjen e rrjetit të drogës ne rastin e 613 kg kokainë dhe që nuk arreston ish ministrin e brendshem Tahiri, atëherë kjo prokurori i është kundërvënë populllit.

Ja shënimi i plotë i Petrit Vasili në rrjetin social Facebook:  Prokuroria perfundimisht kunder popullit dhe eshte bere si zyre e narkoqeverise.

Prokuroria e beri zgjedhjen e saj qe te jete gjymtyre e qeverise dhe instrument i saj kunder popullit,kunder te drejtes, kunder ligjit.
Ka zgjedhur prokuroria te mbroje gangsteret e policise, qe arrestuan qytetaret kukesiane naten ne gjume duke dhunuar hapur ligjin dhe cdo te drejte.
Kjo prokurori, qe i eshte kundervene popullit dhe qe nuk arreston ata qe sabotuan kapjen e rrjetit te droges ne rastin e 613 kg kokaine,qe nuk arreston ish ministrin e brendeshem te droges,qe nuk hap dosjet e zeza te korrupsionit te qeverise,por qecarreston te varferit per 50 mije leke energji elektrike,per riparimin e catise pa leje,per riparimin e gardhit ne fshat,e ka humbur cdo besim te popullit.
Populli nuk e njeh më kete prokurori shnderruar ne nje zyre te rendomte te kriminalizuar te narkoqeverise.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco