Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Ylli Manjani ‘flakë për flakë’ Ambasadorit Lu: Edhe unë po ndjek zhvillimet në SHBA për ty!

Ylli Manjani ‘flakë për flakë’ Ambasadorit Lu: Edhe unë po ndjek zhvillimet në SHBA për ty!

13:17, 06/04/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas paralajmërimit të bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili paralajmëroi disa politikanë shqiptarë, që të kenë kujdes kur flasin e shkruajnë për LGBT.

 I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Manjani duke i kujtuar ambasadorit Lu, se nëse ai ndjek statuset e tija në FB për çështjen e LGBT në vendin tonë,  edhe ai po ndjek zhvillimet e hetimit ndaj tij në SHBA, për çështjen e ndërhyrjes dhe financimit të Soros me paratë e taksapaguesve amerikanë, për të kapur Refrmën në Drejtësi në favor të Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:

Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!

Kjo është më e rëndësishme!

Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli06/04/2018 14:55

kot nuk thone se ky ylli nuk qenka vetem zar, por eshte edhe k_r.

Shto koment

Denonco