Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Rama shkarkon Çakon, motivacioni: Duhet një lidership i ri, me energji të reja

Rama shkarkon Çakon, motivacioni: Duhet një lidership i ri, me energji të reja

11:58, 08/01/2018
A+ Aa A-

Shkarkimi nga detyra i Haki Çakos, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zyrtarisht është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Xhafaj ia ka argumentuar kërkesën e tij, Kryeministrit Edi Rama, me nevojën për ritëm më të shpejtë dhe dinamikë më të madhe pune, për një lidership të ri me energji të reja.

Ja ç'thuhet në njoftimin zyrtar:

" Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.

Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ela dajti08/01/2018 17:33

Figura te reja plot energji presin te promovohen

Ari lecen. 08/01/2018 16:48

Vit i ri energji te reja, ide te reja, fytyra te reja. Po me pelqen.

Lali08/01/2018 15:28

Po normale. Ashtu si e ka shperdoru dhe keqperdorur kjo mazhorance kete Robin normale qe edhe hidrocentral te ishte do kishte fallimenti e shteru. Puna eshte nga do ta degdisin te shpetoje ai dhe keta se perndryshe bluzja e juves e pret....

Shto koment

Denonco