PD reagon për lirimin e Orest Sotës: Rama kryeprokuror po bën çmos të mbrojë Tahirin

PD reagon për lirimin e Orest Sotës: Rama kryeprokuror po bën çmos të mbrojë Tahirin

13:46, 04/01/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot pas lirimit me garanci pasurore nga burgu të Orest Sotës, biznesmenit që u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën çmos të mbrojë Tahirin dhe se "me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë."

"Efektet e Edi Ramës kryeprokuror, - tha Paloka nga selia e PD, - po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës. Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë. 

Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën. Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë.

Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot, nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi Ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Materialet audio të publikuara nga portali Politiko.al konfirmojnë:

- se makina e Ministrit të Brendshëm u përdor nga kushërinjtë e tij Habilaj për t’i bërë presion policisë, në mënyrë që ata të punonin të qetë me trafikun e drogës.

- Se Saimir Tahiri e ka njohur italianin, me të cilin punonin Habilajt në Itali.

- Se Partia Socialiste ka blerë vota për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë. 

Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës.  

Ne e dime se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Partia Demokratike, si shumica e shqiptarëve, është e bindur se drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komisari04/01/2018 18:24

Mos u merziteni skeni pare gje akoma, ju politikane dhe ky palo popull.Me dhimbje por ketu duhet pluguar cdo gje.

krasasi tp04/01/2018 16:09

Sepse keta o Daj, pjerdhin ne nje poc me Edi Ramen.

Daj Jaku04/01/2018 15:44

Si mendoni se do largohet Edi Rama? Deklarata e tij është e qartë se do largohet kur ti teket atij. Pra do presim kur atij ti teket. Ndërkohë do ngopemi me llafet e Pallokës & CO. Bëj thirrje mediave, gazetarëve, intelektualëve etj ta denoncojnë Edi Ramën. Po ku ta denoncojnë? Në gjykatë, në përkurori (se prokuroria u fshi me një të rënë të gomës), tek LU-ja, te Vllahutinka, te Fekalestein, te Mogherini? Ore lakejtë e Edi Ramës, ose ngrini popullin në rrevolucion si më 1991, ose merrni kurajon dhe deklaroni se jeni "opozitë rrogash", dhe jo opozita e rrugës, opozita e sheshit të burrave. Përse nuk i u përgjigjët thirrjes së Saliut për të braktisur parlamentin tashmë të vdekur?

Shto koment

Denonco