Denoncimi/ Rama i jep vëlla Olsit 2660 m2 tokë publike, për të ndërtuar kullën 'Kristaq Rama'

Denoncimi/ Rama i jep vëlla Olsit 2660 m2 tokë publike, për të ndërtuar kullën 'Kristaq Rama'

16:35, 03/01/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër skandal, të qeverisë Rama. Përmes një dokumenti të publikuar në Facebook, Berisha denoncon vendimin e qeverisë, se si Rama po shpërblen me 2660 m2 tokë publike kullën 24 katëshe ‘Kristaq Rama’.

Sipas tij Rama largoi me lezet një nga investitorët më seriozë në Shqipëri, si investitori i rrjetit të hoteleve ‘Sheraton’, për ta zëvendësuar atë me një kullë 24 katëshe, e cila do të jetë dhe hoteli i ri në Shqipëri, pronë e Olsi Ramës.

Ja postimi i Berishës:

Kulla 24 katëshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 tokë publike!?!?!

Të dashur miq, kulla 24 katëshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 të Edvin Kristaq Rames, shpërblehet me 2660 metër katror tokë publike të Sheshit Italia, për oborr dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor. Kështu, vëllezërit Olsi dhe Edvin, pas përzënies me lezet dhe sukses të Sheratonit nga Shqipëria, heqjes së TVSH për hotele si i tyre 24 katësh, tani bënë me parking dhe oborr, duke plaçkitur tokën publike, kullën që duket se do mbajë emrin e babait të tyre biologjik, Kristaq Rama.

Ky akt i shëmtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e pronës publike është një kushtrim i vërtet për çdo shqiptar për t’u ngritur me guxim kundër plaçkitësve që nuk njohin ligj as dhe moral, dhe përmbysur sa më parë regjimin e tyre të urryer! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp03/01/2018 17:21

z.Rama eshte ne te drejten e tij.Ashtu sic ka bere cdo pararendes i tij si Kryeminister i Shqiperise duke filluar nga Essat Toptani.Nga 1913 shteti shqiptar duhet te funksiononte sipas Kanunit te Pertashem te Administrates Civile per pronat e lena nga Perandorija Osmane. Garant per kete ishin 6 fuqite perendimore.Ne Tirane si kudo ka patur prona private, por edhe prona shteterore, te cilat duhet te zhvilloheshin sipas kesaj marreveshje.Cdo devijim nga ky kod e nga ky rregjister i gjenealogjise se trungjeve dhe pronave qe kishin u deformuan gjenealogjija e trungjeve dhe familjeve per tua tjetersuar edhe pasurite si truaje, shtepi, pasuri te lujtshme e te pa lujteshme.Jashte e brenda vendit.Per arsye te zbutjes se konflikteve sociale qe vinin nga levizja e popullsive, por kryesisht per arsye klienteliste dhe zhvatje te gjese se tjetrit. Ky proces vazhdon edhe sot.Ndryshimet ne Kodin Civil dhe ne ate mbi Gjendjen Civile ndjekin kete trend.Mbi token private perfitojne Olset dhe si vellezerit e tij ne te majte e ne te djathte.Enver Hoxha e shtetezoji gjithcka por kjo qe ndodhi pas 1990 ju dha dore oligarkise, miqve te politikaneve me mbeshtetje ambasadoriale qe pjese te pasurise se kombit shqiptar ti trajtojne si prona te askujt ,as te shtetit dhe as te privatit.Kjo menyre e te qeverisurit ,ha, mer e ik nepermjet ndjekjes se trendit me shume se 100 vjecar ka cuar ne retorike shoqeruar me "hajduti therret kapeni hajdutin".Nese z.Basha ka qene vetvetja ne cader, para 18 Qershorit ,ai ka thene nje te vertete te thjeshte " kur flet z.Rama per shtet e ka fjalen per shtetin e leshit".(L.B).Nje pakt kombetar per integrim ne BE(partite politike te ulen) do ishte zgjidhja.Retorikat se kush hengri me shume e kush me pak , nuk kane kuptim.Ose i hapni rruge Reformes ne Drejtesi me autor SHBA dhe Gjermanine per ta pastruar politiken dhe partite politike nga besot e olset dhe sivellezerit e tyre dhe ambasadoret qe here japin Shen Naumin ,here Vermoshin, here detin, here pjesen ne zonat me te mira te bregdetit dhe qendrave te qyteteve, e po vazhdoj keshtu, nuk dihet ku eshte fundi.Ose te ikin te gjithe shqiptaret sic u katandis vendi dhe ta gezojne Shqiperine pusht(etaret) ambasadoret, kinezet dhe iranianet te cilet pas 4 apo 5 vjetesh do mbushin hapsirat bosh qe vjen nga "plakja e popullsise"( as lufte,as semundje) .Jetsimi me ndihme te qeveritareve te radhes te "doktrines Soros).

Shto koment

Denonco