Dhunimi dhe grabitja e Zjarr Tv, Basha dënon aktin: Rama nxitës i dhunës

Dhunimi dhe grabitja e Zjarr Tv, Basha dënon aktin: Rama nxitës i dhunës

15:09, 04/12/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar sot dhunimin dhe grabitjen e Zjarr Tv gjatë natës ku janë grabitur disa pajisje. Sipas Bashës, Edi Rama është nxitës i dhunës.

‘Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend.

Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”,  Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias’, thuhet në deklaratën e bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir04/12/2017 15:12

Kazan Kazan Kazan

Shto koment

Denonco