LSI: Nuk e votojmë projektbuxhetin 2018, dyshojmë për pastrim parash nga qeveria

LSI: Nuk e votojmë projektbuxhetin 2018, dyshojmë për pastrim parash nga qeveria

14:30, 13/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar para medias se projektbuxheti për vitin 2018 "është i pamundur dhe i pavotueshëm nga LSI."

Para medias, Vasili ka deklaruar se projektbuxheti i paraqitur mbart rrezikun e pastrimit të parave të pista nëpërmjet koncensioneve, partneritetit publik-privat, dhënies së fondeve pa tender, si dhuratë për klientët e pushtetit.

Po ashtu, është problem taksa mbi biznesin e vogël dhe rrisqet në ekonominë kombëtare prej taksave dhe tatimeve.

Ky buxhet thellon varfërinë dhe pabarazinë sociale. Stimulon largimin e të rinjve nga Shqipëria. 

Ky është një projektbuxhet i oligarkëve," - përfundoi Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja13/11/2017 16:10

z. Vasil dhe ju si Basha, lloqe kavaje, lloqe katundi...i harruat ngjarjet fatale te fundit, Habilajt.....deri te sota...

Eno13/11/2017 14:48

Po ju, uluni o burrë dhe thoni sa keni ju para për të pastruar, dhe e gjeni gjuhën me qeverinë! Pse beni të vështirin, s'e kuptoj!!!!

Shto koment

Denonco