Mirëmbrëma, po fillon Plug!
E nisëm me këtë denoncim, për të treguar se paratë e IPARDI-t, që do të duhet të shkonin për fermerët e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë, përfunduan në Duart e një grupi të vogël njerëzish, mes të cilëve edhe te Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiak I Divjakës. Por sonte, do t`ju tregojmë sesi kryebashkiak që pasoi Kokoneshin, Josif Gorrea, jo vetëm ka përfituar para nga IPARDI, por kontrollon të gjithë zinxhinirin e mekanikës bujqësore në Divjakë nëpërmjet disa bizneseve.
Pak kohë më parë Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Divjakës, por takimin u detyrua ta braktis sapo një fermer nisi të tregonte dështimin e bujqësisë për shkak të politikave të qeverisë. Por lajmi i vërtet në atë takim, nuk ishin fermerët hallexhinj, që duket se tashmë e kanë kuptuar propagandën e qeverisë, por deklaratat e çuditshme të kryebashkiakut të Divjakës, Josif Gorrea.
Deklarata se 12 milionë turistë që vizitojnë Shqipërinë do ndihmojnë fermerët duke konsumuar 12 milionë domate e kastraveca, u bë virale për pak kohë. Por pas deklaratave servile ndaj Kryeministrit Edi Rama të bëra nga kryebashkiaku Josif Gorrea, duket se nuk janë thejsht një ndjeshmëri politike, por fshehin pas një interes ekonomik të cilin Plug do t`ua zbulojë sonte. Fillimisht, do t`ju njohim me profilin e Josif Gorresë, nga dyshimet për falsifikim të formularëve të dekriminalizimit, arrestimet dhe dënimet apo dhe katapultimi i tij si kryebashkiak i Divjakës….
Kjo deklaratë e kryebashkiakut të Divjakës, në prani të Kryeministrit Edi Rama, do të bëhej virale në rrjete sociale. Gjithçka do dukej normale, nëse po në të njëjtin takim, pas deklaratës së Josif Gorresë, fermeri Lili Biti, me një fjalë pa lejen e kryeministrit rrëzoi të gjithë propagandën e qeverisë për bujqësinë.
Kjo përplasje në këtë takim, na bëri të investigojmë mbi atë që vetëquhet fermer, por që në fakt mban detyrën e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea. Sipas jetëshkrimit të tij, Mësojmë se Josif Gorrea ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitet 1984-1987 në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë Angleze. Nga viti 1988 deri në vitin 1991 ka punuar si mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme Çermë Sektor dhe përkthyes shtetëror në ALBTURIZËM, Tiranë.
Në vitin 1992, deklaron se ka ikur për herë të parë nga Shqipëria, duke shkuar si visitor dhe punonjës sezonal në ishullin eSantorinit dhe në Athinë, Greqi. Nga viti 1994 deri në vitin 1998, Josif Gorrea zhvendoset drejt Suedisë, due punuar si Mësues i Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës Angleze, në Komuna Vallentuna, Täby dhe Ekerö, Stokholm, Suedi. Në vitin 1998, ai kthehet nga Suedia dhe themelon ndërmarrjen private ‘LISAR SEEDLINGS’ shpk, tek e cila deklaron se ka qenë drejtues deri në vitin 2023, periudhë kur edhe u zgjodh kryetar i Bashksië Divjakë. Me këtë ndërmarrje, e cila duket se ka monopolin e prodhimit të fidanëve në Divjakë, do të merremi më vonë.
Në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin, të dorëzuar në KQZ në vitin 2023, zbulojmë të dhëna interseante që nu përputhen me deklarimet e CV-s së tij. Së pari, mësojmë se Josfi Gorrea ka qenë i dënuar. Dënimi i parë i përket datës 21 maj 2008, kur është dënuar me gjobë nga gjykata e Durrësit sipas nenit 174. Dhe dy vjet më pas, në 21 qershor 2010, mësohet se Prokuroria e Çështjes ka mbyllur hetimet për procedimin Nr.0367. Më vonë, në vitin 2021, pra dy vjet përpara se Erion Braçe ta zgjidhte kandidat për Kryetar Bashkie në Divjakë, Josif Gorrea është ndëluar nga komisariati i Policisë Korçë, në datën 22.08.2021. Në formular nuk shpjegohen arsyet e ndalimit, por Gorrea thotë se është liruar.
Por ajo që nxjerr zbuluar një mashtrim të kryebashkiakut të Divjakës, është deklarimi i qëndrimit jashtë vendit. NË CV e tij, Josif Gorrea deklaronte se kishte emigruar në Suedi në vitin 1994 dhe ishte kthyer në vitin 1998, ndërsa kishte qëndruar në komunën Vallentuna, Tab dhe Ekero, Stokholm, Suedi. Mirëpo, në formularin e deklarimit, Josif Gorrea thotë se ka qëndruar në Suedia përgjatë periudhës 2004-2008, ndërsa si arsye liston faktin se është shtetas Suedez.
Josif Gorrea duket se është një shkelës i përsëritur i ligjit, madje edhe kur ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Divjakës. Emisioni Plug disponon një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës, që detyron kryebashkiakun e Divjakës të paguajë një gjobë prej 4 milion lekësh që i është vendosur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Konkretisht, në datën 26 maj 2025, ILDKPI ka gjobitur me 400 mijë lekë gjobë kryebashkiakun e Divjakës Josif Gorrea, bazuar mbi ligjin Nr. 9049 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyurimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë’.
Sipas vendimit, Josif Gorrea është vënë në dijeni për gjobën nga ILDKPI, nëpërmjet postës. Subjekti ka marrë dijeni për vendimin e dënimit me gjobë, por nuk e ka ekzekutuar atë vullnetarisht, për rjedhojë ILDKPI i është drejtuar gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzkeutimit të gjobës. Në datën 10 shtator 2025, Gjykata Administrative e Tiranës, ka vendosur të pranojë kërkesën e ILDKPI, duke lëshuar rudhrin e ekzutimit të gjobës më masën e 400 mijë lekëve në ngarkim të Josif Gorresë, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar shërbimi përmbarimor.
Emisioni Plug, kërkoi detaje shtesë nga ILDKPI mbi arsyet e dënimit me gjobë, duke i dërguar këtij institucioni një kërkesë për informacion. Por ILDKPI, në një përgjigje për emisionin Plug justifikohet se nuk mund të japë informacion mbi arsyet e dënimit të Josif Gorresë, me pretendimin se të dhënat që janë përdorur nga hetimi administrative, janë siguruar nga palë të treta.
ILDKPI
Në vlerësim të kërkesës suaj, konstatojmë se dokumentacioni zyrtar i kërkuar nga ju ‘Vendimi për marrjen e masës administrative’, përmban të dhëna të marra nga institucionet publike dhe private gjatë ushtrimit të kontrollit të interesave privatë dhe hetimit administrativ, të cilat bien në fushën e veprimit të të Ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003, i ndryshuar, neni 34, pika 3 dhe nuk është i publikueshëm për palë të treta. Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë mund të publikojë vetëm deklaratat e interesave privatë, të redaktuara në përputhje me mbrojtjen e të dhënave personale, duke mos publikuar të dhëna të deklarimit, të cilat lidhen me proceset verifikuese apo kontrolluese.
Por, Plug, duke pasur parsysh se nuk kërkon informacion që cenon konfidencialitetin apo të dhëna sensitive, por vetëm arsyet e dënimit të Josif Gorresë, i është drejtuar përsëri ILDKPI me një kërkesë për informacion ku kërkon pikërisht nga ky institucion vetëm shkaqet që çuan në dënimin me gjobë të Josif Gorresë, që shkon deri në kufijtë maksimal të parashikimeve ligjore. Deri më tani, ILDKPI nuk ka kthyer përgjigje, por referuar ligjit për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik, kryebashkiaku i Divjakës është dënuar në bazë të disa parashikimeve ligjore që i përkasin Nenit 40 të ligjit Nr. 9049 të vitit 2003. Ky ligj parashikon të paktën pesë raste kur një zyrtar publik dënohet nga 200 deri në 500 mijë lekë gjobë:
KREU IV
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 40
Kundërvajtjet administrative
1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas kufijve të përcaktuar më poshtë:
2. a) Për mosdeklarim para fillimit të detyrës, periodik vjetor, pas largimit nga funksioni apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
3. b) Për moslëshim autorizimi, sipas nenit 9/1, të këtij ligji, zyrtari dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.
4. c) Kur nuk jepen të dhënat e kërkuara nga Inspektorati i Lartë, sipas nenit 26, të këtij ligji, personat përgjegjës të institucioneve publike dhe private dënohen me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
ç)Kur ekspertët refuzojnë kryerjen e ekspertimit ose kur ata nuk paraqiten, pa shkaqe të arsyeshme, për kryerjen e ekspertimit, sipas nenit 29, të këtij ligji, dënohen me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 1. d) Për shkelje të detyrimit të parashikuar në nenin 34, pika 3, të këtij ligji, personi përgjegjës dënohet me gjobë nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 2. dh) Për shkelje të tjera të këtij ligji, të përcaktuara me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm e të konstatuara gjatë veprimtarisë kontrolluese të Inspektoratit të Lartë, Inspektori i Përgjithshëm dënon personat përgjegjës me gjobë në masën nga 200 000 (dyqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
3. Të drejtën për vendosjen e masave administrative për rastet e shkeljeve të mësipërme e ka Inspektori i Përgjithshëm.
4. Procedurat për zbatimin e masave administrative dhe ankimin ndaj tyre rregullohen sipas Kodit të Procedurave Administrative dhe dispozitave të legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.
5. Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative të konstatuara gjatë kryerjes së inspektimeve të Inspektoratit të Lartë bëhet jo më vonë se 6 muaj pas konstatimit të shkeljes.
Pra, referuar këtyre të dhënave, Josif Gorrea duket se është dënuar nga ILDKPI për fshehje pasurie apo mos deklarim të saj sipas parashikimeve ligjore. Ndaj pas këtij hetimi administrative, i mbetet SPAK të hetojë punën që ka lënë përgjysmë Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Interesave Private.
Plug ka siguruar edhe deklaratat e pasurisë së Josif Gorresë, i cili deri përpra fillimit të detyrës si kryetar bashkie i Divjakës, deklaron se është pronar i një sipërfaqe totale toke prej 45 mijë metrash katrorë, një automjet i blerë në vitin 2019 dhe aksione në kompanitë Mirsidali, Albrproduct dhe deklaron se ka shitur aksionet në shoqërinë Lisar Seedlings. Nga të dhënat e deklaratave të pasurisë, rezulton se Josif Gorrea nuk ka deklaruar nëse ka në pronësi apartamente apo banesa, qoftë edhe me qira, çka ngre pikëpyetje se ku strehoet kryebashkiaku i Divjakës.

LLOJI PRONËS SIPËRFAQE PJESA TAKUESE VLERA
1. Arë (2001) 4000 M2 1333.33 m2 1,456,000.00 ALL
2. Arë+Truall (1999) 2200.00 m2 733.33 m2 3,045,700.00 ALL
3. Arë (2001) 3950.00 m2 1316.66 m2 1,437,800.00 ALL
4. Arë (2018) 19419.00 m2 19419.00 m2 10,409,000.00 ALL
5. Arë (2019) 1712.00 m2 1712.00 m2 500,000.00 ALL
6. Arë (2019) 1960.00 m2 1960.00 m2 700,000.00 ALL
7. Arë (2019) 3528.00 m2 3528.00 m2 1,000,000.00 ALL
8. Arë (2019) 3640.00 m2 3640.00 m2 1,300,000.00 ALL
9. Arë (2016) 4992.00 m2 4992.00 m2 2,100,000.00 ALL
10. Arë (2021) 1673.00 m2 1673.00 m2 600,000.00 ALL
11. Arë (2021) 2196.00 m2 2196.00 m2 800,000.00 ALL
12. Arë (2021) 2196.00 m2 2196.00 m2 800,000.00 ALL
13. Arë (2021) 2196.00 m2 2196.00 m2 800,000.00 ALL
TOTALI 46,895.32 M2 24,948,500
Jo vetëm dënimi me gjobë, një pushim çështjeje dhe një arrestim, por Josif Gorrea e ka shfaqur hapur arrogancën edhe pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë së Divjakës në vitin 2023. Në një audioregjistrim mes tij dhe banorëve të fshatit Grabian, Josif Gorrea përdori fjalë të rënda fyese ndaj banorëve duke i quajtur ‘kurvë’ banorët, të cilët i kërkonin llogari për një vendepozitim ilegal mbetjesh urbane.
Do të mjaftonte vetëm kjo video që SPAK të niste hetimet e qeveria të shkarkonte kryebashkiakun e Divjakës, i cili është kapur në flagrancë duke fyer banorët të cilët e kanë votuar për të drejtuar bashkinë. Por duket se Josif Gorrea i kishte rrënjët e forta, pasi qëkur në krye të bashkisë ishte Fredi Kokoneshi, Edi Rama, Milva Ekonomi apo Blendi Çuçi e promovonin Josifin duke e shitur si model të qytetarit dhe investitorit.
© SYRI.net